17-vjeçari goditet 3 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, thikën e hedh në ferra

27/03/2517:25

Shperndaje:

Sarandë – Sherr mes adoleshentësh, 17-vjeçari plagoset me tre goditje me thikë

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr.1 të Sarandës, në rrugën “Bilal Golemi”. Si pasojë e një konflikti mes adoleshentësh, ka mbetur i plagosur me tre goditje me thikë i mituri B.K., 17 vjeç, banues në Sarandë dhe nxënës në gjimnazin “Hasan Tahsini”.

 

I riu është goditur me një thikë në stomak dhe dy herë në ije. Sipas burimeve, ai ndodhej i shoqëruar nga një shok i tij kur është përfshirë në konflikt me bashkëmoshatarin K. Cora, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

 

I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar me ambulancë drejt Vlorës për mjekim më të specializuar.

 

Ndërkohë, policia ka arritur të arrestojë autorin e dyshuar. Mësohet se pas ngjarjes, ai ka tentuar të fshehë thikën duke e hedhur në një zonë me ferra.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bie çatia e një objekti në ndërtim te Porti i Limionit, niset me helikopter në gjendje të rëndë
Restorant Pastaria – Sarandë kërkon Staf për punësim vjetor dhe sezonal
Qendra Estetike Doctor Fish Saranda kërkon Specialiste Masazhi & Fizioterapi dhe Thonjsh
Policia publikon me VIDEO sukseset në punën e saj: Kemi shtuar edhe kontrollet
Epirus Hotel në Sarandë kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e
KËRKOHET DADO PËR KUJDESIN E NJË FËMIJE 12 MUAJSH NË SARANDË

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.