U dha me PPP, Porti i Limionit rrit tarifat 6 herë, Anijet braktisin Sarandën


Sipas një denoncimi në Saranda Web, Porti i Limionit, pasi u dha me koncension ka rritur tarifat e ankorimit të anijeve me 6 herë.
Kjo ka bërë që anijet e madhrave të braktisin këtë port dhe për pasojë ndërprerjen e punës për dhjetra shoferë kamionash dhe mungesën e të ardhurave në familje të qytetit.
MESAZHI në Saranda Web

Pershendetje Saranda Web!
Jemi ne nje grup pronaresh kamionash, me te cilat bejme ngarkimin e anijeve me inerte.
Kompania e cila ka marre me qera portin e mallrave te Sarandes, ka rritur çmimin e ankorimit 6 here me shume duke e bere nje tarife te paperballueshme.
Rrjedhimisht eshte bere problem duke pezulluar punen tone dhe mundesine per te ushqyer familjet tona.
Lutemi te merret parasysh kjo ankese nga kompania dhe te jepet nje zgjidhje.

Ju faleminderit!

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.