Saranda së shpejti me shëtitore të re, invesitimi 10 milionë euro

21/03/1914:47

Shperndaje:


Qyteti bregdetar i Sarandës do të ketë së shpejti një shëtitore të re, një projekt me vlerë 10 milionë dollarë.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni, gjatë diskutimeve për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin teknik 2017 për projektin “Zhvillim i qëndrueshëm i zonave rurale”.

“Investimet e bëra nga qeveria janë rruga e pestë e Sarandës, e filluar dhe mbaruar tërësisht, rruga e katërt të nisur nga qeveria e qoftëlargut dhe e paguar nga kjo qeveri, rruga e Flamurit. Rruga e hyrjes në Sarandë, që sipas tij, është pritur nga sarandiotët prej 40 vjetësh dhe tashmë është një rrugë moderne dinjitoze për një qytet turistik. Shkallaret në Sarandë të amortizuara prej vitesh simbol i këtij qyteti janë rikonstruktuar, ju ftoj të vini t’i shikoni sa bukur kanë dalë, së shpejti fillon shëtitorja e Ksamilit, qytezë me të cilën krenohet Saranda dhe e gjithë Shqipëria dhe është kthyer në destinacioniet kryesore që tërheq turistë nga e gjithë bota”, –  theksoi deputeti Alket Hyseni. atsh


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

LAJM i MIRË: Kryetari dhe 18 punonjësit e Bashkisë nuk janë me SIDA
Aksident në hyrje të Sarandës, një i plagosur dërgohet për mjekim në Tiranë
Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon të punësojë Kasiere
Oriku mposht 3-0 Butrintin dhe siguron ngjitjen, sarandiotët dorëzohen pas kartonit të kuq
Oriku–Butrinti transmetohet LIVE në RTSH 2, sot finalja që vendos ngjitjen
Your Market kërkon Kasiere, Punonjës/e për banak dhe Menaxher/e marketi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.