Riparimi i pllakave të një rrugice që shitet si “Rilindje Urbane e Sarandës”

c4-sarande“Kush ka marrë përsipër të ndërtojë duke marrë peng të ardhmen e fëmijëve të këtij vendi, jo të kësaj zone, por të gjithë këtij vendi, sepse kjo zonë, e përsëris, është një nga arsyet e mëdha për të besuar se Shqipëria mund të zhvillohet shumë nga pikëpamja ekonomike dhe turistike, duhet të paguajë dhe do paguajë. Ne nuk do lemë okupatorë të detit që të bëjnë biznes mbi det. I kemi shembujt këtu në mes të Sarandës. Se këtu tani u bë modë që murin ta vënë edhe në det. Këto janë gjëra që nuk mund të tolerohen më!”. -Kështu u shpreh kryeministri Rama 3 vjet më parë gjatë një takimi për prezantimin e projekteve të Rindjes Urbane në Sarandë.  15129914_1427661113928075_93978286_n Kanë kaluar 3 vjet nga koha e fjalëve të thëna në Sarandë. I vetmi projekt, nëse mund të quhet i tillë, që po zhvillohet në Sarandë është ai në Rrugën e Flamurit, projekt i cili nuk pritet të sjellë asnjë ndryshim dhe përmirësim të problemeve aktuale që po kalon Saranda me mungesën e trotuarëve, mungesën e parkingjeve dhe vështirësitë në qarkullim të automjeteve, përveç ndërrimit të pllakave dhe ndriçimit. Projekti i mbiquajtur Rikonceptim dhe Rivitalizim i qendrës së Sarandës edhe siparfaqet e gjelbëruara ka për ti ulur, pasi projekti shet si pjesë të gjelbër vetëm lulishtet ekzistuese të kishës.
Ndër projektet e premtuara dhe tashmë të harruara bëjnë pjesë projekti i ndërtimit të Bulevardit 7.5 km nga Limioni në Kanalin e Çukës, projekti i Shkallareve nga Bulevardi deri në Manastirin e 40 Shenjtorëve, projekti i ndërtimit të rrugës së gjashtë, projekti i ndërtimit të portit të jahteve dhe Muzeut Nënujor, Projekti i ndërtimit të Ujësjellësit nga Burimet e Tatzatit dhe dhjetra projekte të tjera të vogla (23 në total në Sarandë dhe Ksamil).
Gjithashtu i harruar mbetet nga qeveria edhe projekti i përfundimit të rrugës hyrëse në Sarandë nga Ura e Gajdarit deri në Gjashtë. Për të mos folur për projektin e ndërtimit të aeroportit… i cili përsëritet në çdo kohë fushatash elektorale.