Punimet në Rrugën e Flamurit tejkalojnë çdo afat, bizneseve u soset durimi

11/03/1716:57

Shperndaje:


Bizneset që operojnë në Rrugën e Flamurit morën frymë lirisht nga mesi i muajit shkurt, atëherë kur punimet në këtë rrugë u dukën se po shkonin drejt përfundimit.
Por askujt nuk i shkonte ndër mend se shtrimi dhe nivelimi i rrugës u bë vetëm sepse në të do të kalonte kryeministri Edi Rama, i cili me një shpurrë të madhe njerëzish dhe kamerat e studios së tij të propagandës i cilësoi këto punime si Rilindje të Sarandës.
Menjëherë pasi Edi Rama iku, në rrugë u futën makineritë e rënda, të cilat filluan të hapnin përsëri kanale. Gjithkush mendoi se duhet të kishin të bënin me ndonjë tubo apo pusetë me problem. Por ditën e sotme rruga ishte në këtë gjendje sic shikoni.
Biznesit në këtë segment rrugor po i soset durimi me zvarritjen e punimeve, të cilat ishin të planifikuara 140 ditë (punimet kanë filluar në 17 tetor 2016) dhe nga pamjet e sotme duket se nuk kanë për të përfunduar përpara celjes së fushatës elektorale. shetitorja sarande 1shetitorja sarande

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.