Plagoset me 2 plumba bariu, por mohon të ketë konflikt

21/01/1915:57

Shperndaje:


Plagoset me armë zjarri bariu në Piqeras të Sarandës. Level Hoxha 60 vjec, me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, prej vitesh banor në Piqeras, bari me bagëti të imta në këtë fshat, është transportuar mesditën e së hënës për në spitalin e Sarandës pas dy plagëve të shkaktuara me armë zjarri, një në kofshë e tjetri në krah.

Pas ndihmës së parë për shkak se plumbi dyshohet të ketë prekur kockën bluzat e bardha të Sarandës bënë transportimin e tij drejt spitalit të traumës në Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje. Dyshohet të ketë qenë një konflikt barinjsh për kullotat. Bariu 60 vjecar mësohet të ketë thënë se : “nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk se ishte plumb qorr. Nuk kam konflikt me asnjë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: Shteti duhet t’i dalë zot Vlora Hysenit përballë linçimit që i bën publiku
Markata DON PESHK kërkon Sallatiere për punësim gjithëvjetor
Iliaz Bobaj promovon në Sarandë librin me poezi “Të tjerat kuptohen” – VIDEO
Auron Tare kritikon videon e Ramës për Butrintin: “Parku nuk mbaron te porta e qytetit antik”
Liam’s Bar & Snacks kërkon Kamarier/e me ose pa Eksperiencë. Punësim vjetor
Finiqi me autobus falas për banorët, miratohen 3 linja drejt Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.