Pas marrëveshjes me Ramën, demokratëve të Sarandës u shpërndahet mesazhi

15/01/2019:18

Shperndaje:


Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e kryetarëve, ku një nga pikat kryesore ka qenë vijimi i aksioneve opozitare në muajt në vijim.

Mediat bëjnë me dije se në këtë takim është vendosur që opozita e bashkuar dhe qytetarët tu rikthehen protestave në muajin shkurt. Protesta është menduar të zhvillohet në fund të muajit shkurt, mes datave 20 ose 22, ndërkohë që protesta e fundit e opozitës së bashkuar është zhvilluar në 22 qershor.

Gjithashtu në mbledhje Basha ju ka kërkuar kryetarëve të tregojnë gatishmëri për zgjedhje të parakohshme dhe t’u qëndrojnë pranë qytetarëve, mesazh ky që po u shpërndahet edhe demokratovë të Sarandës.

Por marrëveshja e tij e re me Ramën ka zhgënjyer shumë elektoratin e djathtë. Basha që përbetohej të mos ulej me Ramën dhe të mos shkonte në zgjedhje me të, i ka gëlltitur të gjitha duke pranuar kështu edhe gabimin për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tatimet vendosin dysheme pagash: Kush deklaron paga më të ulta kalon automatikisht në kontroll
Shpallet fituesi: Së shpejti nisin punimet në rrugën “Butrinti” (Turizëm – Kanali i Çukës)
Jetojmë si qeni – E moshuara dhe djali saj me epilepsi jetojnë në kasolle dhe pa drita – VIDEO
NOI PREMIUM Cellar në qendër të Sarandës kërkon të punësojë 2 Shitës/e
E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat – VIDEO
Të dielën drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web derbi i madh Delvina – Butrinti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.