Pamfleti zbulon pronarët e rinj të qytetit antik të Butrintit

12/10/1919:52

Shperndaje:


Skema për gllabërimin e Parkut-Butrint vazhdon të konkretizohet me miratimin e ministres së Kulturës, Elva Margariti, për të lejuar tjetësimin e Parkut Butrint, në zonë me ndërtime objektesh biznesi, argëtimi e banimi 4-5 kate resorte strukturë beton-druri për 99-vjet; 100% siç e ka sajuar kryeministri Rama, në ortakëri me dyshen e oligarkëve trafikantëve të kokainës Ulaj-Fusha dhe 1 ruso-italian lojërash fati.

UNESCO, duhet ta ndal këtë çmenduri të kryeministrit shqiptar dhe bandës së tij mafioze; sepse ata do ta masakrojnë dhe perlën “Butrint”, me pallate, vila, qebaptore, tregje, kulla, hotele, “PUB”-e, motele, lavazhe, parkinge e “hareme” kokaine; siç masakruan qendrën e Durrësit, parqet natyrore bregdetare në Golem, Pogradec-Drilon-Tushemishtit, Divjakë, Patok, Velipojë, Borsh, Himarë e Lalz dhe, siç po zhdukin qendrat historike-kulturore të Tiranës, Beratit, Shkodrës, Vlorës, Korçës, Elbasanit

NËSE, as në këtë aventurë të kryeministrit Rama, që synon të grabisë e shkatërrojë edhe krye-vlerën kombëtare të klasit botëror; nuk do ta ndal UNESCO; atëherë, duhet ta ndalin shqiptarët; duke reaguar, siç reagohet ndaj çdo bande grabitësish./ Marrë me shkurtime nga Pamfleti

 

Pas publikimit te lajmit ne Saranda Web se Parku Kombetar i Butrintit do te jepet me koncesion, menjehere ka ardhur dhe reagimi i Anetarit te Keshillit Kombetar te Partise Demokratike, Jolio Dine.
Ky i fundit duket se ka pasur informacion te meparshem lidhur me ate cka pritet te ndodhe me Butrintin dhe ka dhene detaje te reja.
“Dhenia me koncesion e Parkut Kombetar te Butrintit eshte akti i fundit i shitjes se identitetit dhe vlerave tona Kombetare nga kjo Qeveri.
Cdo veprim per ta paraqitur si konsulte publike eshte mashtrim pasi ky vendim tashme eshte marre dhe ne funksion te tij eshte zhvilluar edhe nje takim i fshehte ne Korfuz, faktuar kjo nga dalja nga Porti i Sarandes ne dt.25.08.2019 i nje automjeti “Toyota” me targe AA..7.F, me te cilin udhetonin 4 shtetas te huaj qe jane pjese e tryezes per “shitjen” e Butrintit”, shkruan Jolio Dine.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Supermarket Arta Ksamil kërkon Kasiere & Sistemuese Raftesh. Ofrohet akomodim
Letra e babait që humbi dy vajzat në aksidentin tragjik: Luftuan të shpëtojnë vëllanë e sëmurë
KT-GREEKALBTASTE sh.p.k. kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Ekonomist
Intex Courier kërkon të punësojë punonjës për shërbimin e klientit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Menaxher Shitjesh
Lavazho në Qafë Gjashtë kërkon punonjës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.