Pa liçencë, mes mykut dhe produkteve të paetiketuara, bllokohen tre biznese

19/08/1918:29

Shperndaje:


Autoriteti Kombëtar i Kontrollit ka bllokuar tre biznese në Himarë nga mungesa e liçencës, produkte të paetiketuara dhe kushteve higjenosanitare. Biznesi i parë tregtonte mallra ushqimore dhe furrë buke. Nuk përmbante licensën përkatëse, pa plan për manualin e vetkontrollit. Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare me një dysheme të dëmtuar dhe të çarë si dhe prezencë myku në mure, një sasi prej 33 kg mocarela të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara u bllokua biznesi deri në plotësimin e kushteve dhe u vendos një gjobë prej 1.550.000 lekësh.

Biznesi i dytë është një market ushqimor dhe ushtronte aktivitetin e papajisur me liçencën përkatëse, pa sistemin e gjurmueshmërisë, pa planin me manualin e vetkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 39 kg gjalp e paetiketuar. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese u bllokua aktiviteti i biznesit dhe u vendos një gjobë prej 1.200.000 lekësh.

Biznesi i tretë është një Fast Food, ushtronte aktivitetin i papajisur me liçencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, ku tualeti ishte në një ambjent me prodhimin, pa sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa planin me manualin e vetkontrollit. U gjet gjithashtu edhe sasia prej 80.5 kg djath kaçkavall dhe 60 kg gjizë të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese u vendos bllokimi i aktivitetit, bllokimi i 140.5 kg produkte ushqimore dhe një gjobë prej 1.100.000 lekësh.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore duke shmangur çdo praktikë abuzimi në dëm të shëndetit të konsumatoreve


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bledi Çuçi: Saranda po i rikthehet normalitetit falë punës së Bashkisë
Gjendet i pajetë në det një peshkatar, dyshime se humbi jetën gjatë stuhisë
Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh
Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete dhe biznese të dëmtuara, 3 të lënduar
Lamallari: Policia do fillojë aksionin, xhamat e errësuar pa leje do të hiqen

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.