Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Ndahet nga jeta Majko Rroboci, veterineri dhe intelektuali i respektuar nga Delvina
Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare Majko Rroboci, një prej figurave të njohura dhe të vlerësuara të zonës së Delvinës, i cili la pas kujtimin e një njeriu të ndershëm, fisnik dhe të përkushtuar ndaj profesionit dhe komunitetit.

Majko Rroboci lindi më 2 mars 1953 në fshatin Kopaçez të Delvinës, në një familje me tradita dhe vlera të spikatura, djali i Ferjat dhe Ballo Rrobocit. Ai u rrit me parimet e punës, ndershmërisë dhe respektit për njerëzit, vlera që e shoqëruan gjatë gjithë jetës së tij.
Pasi përfundoi studimet në Shkollën e Veterinarisë në Shkodër, ai nisi karrierën si veteriner në ish-Kooperativën Bujqësore të Vergos. Më pas shërbeu në ish-Komunën Vergo dhe më vonë si Drejtor i Bujqësisë në Delvinë, detyra që i ushtroi me profesionalizëm, përkushtim dhe integritet.
Për banorët e zonës, veçanërisht për blegtorët dhe barinjtë, Majko Rroboci ishte shumë më tepër se një veteriner. Ai ishte një njeri që gjendej pranë tyre në çdo vështirësi, duke fituar respektin, besimin dhe mirënjohjen e të gjithëve.
Përveç angazhimit në punë, ai njihej për karakterin e tij të çiltër, humorin e hollë dhe aftësinë për të krijuar atmosferë të ngrohtë mes miqve. Me batutat, imitimet dhe vargjet satirike që improvizonte shpesh, ai sillte buzëqeshje në çdo tavolinë dhe mbetej gjithmonë në qendër të shoqërisë.
Një tjetër pasion i tij ishte loja e shahut, ku merrte pjesë rregullisht në aktivitetet dhe garat e organizuara në Sarandë, duke dëshmuar dashurinë për këtë sport të mendjes.
Ndarja nga jeta e Majko Rrobocit është një humbje për familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ai do të kujtohet si një profesionist i përkushtuar, një mik i mirë dhe një njeri që la gjurmë të mira në komunitetin ku jetoi dhe punoi. Familja njofton se pret ngushëllime pranë Funeral ‘Paqja’, ku të afërmit, miqtë dhe të njohurit mund të bëjnë homazhe në nderim të të ndjerit Majko Rroboci.
Saranda Web shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Rroboci, të afërmve dhe miqve të tij. U prehtë në paqe.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Suvenire nga Saranda
22/07/2612:25
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
22/07/2612:25
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
22/07/2612:25
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
22/07/2612:25
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
22/07/2612:25