Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka detyruar autoritetet portuale të marrin masa të menjëhershme. Kapiteneria e Portit Sarandë ka urdhëruar ndalimin e plotë të daljes në det për të gjitha mjetet e vogla lundruese, për shkak të erërave të forta dhe dallgëve që tejkalojnë kufijtë e sigurisë për lundrim.

.

Alarm për motin! Ndalohen të gjitha daljet në det në Sarandë, Ksamil dhe Borsh Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka detyruar autoritetet portuale të marrin masa të menjëhershme. Kapiteneria e Portit Sarandë ka urdhëruar ndalimin e plotë të daljes në det për të gjitha mjetet e vogla lundruese, për shkak të erërave të forta dhe dallgëve që tejkalojnë kufijtë e sigurisë për lundrim.

.

Ndalimi përfshin mjetet turistike, peshkarexhat, skafet dhe çdo mjet tjetër të vogël lundrues, në të gjithë gjirin dhe zonën bregdetare të Sarandës, Ksamilit dhe Borshit.

Sipas njoftimit zyrtar të Kapitenerisë, masa hyn në fuqi nga ora 06:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë, pasi të përmirësohen kushtet detare.

.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve dhe drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë këtë urdhër, duke theksuar se çdo shkelje do të konsiderohet shkelje ligjore dhe do të ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.

.

📍 Këshillohet që të shmangen çdo aktivitet lundrimi dhe lëvizje në det deri në normalizimin e situatës. Saranda Web

.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.