Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete dhe biznese të dëmtuara, 3 të lënduar

Stuhi e fortë në Sarandë, dhjetëra automjete të dëmtuara nga pemët dhe tendat e rrëzuara, 3 të lënduar. Një stuhi e fortë ere dhe shiu, që zgjati vetëm disa minuta, shkaktoi dëme të shumta në qytetin e Sarandës gjatë mbrëmjes.

 

 

 

 

Si pasojë e erës së fuqishme janë rrëzuar shumë pemë, tenda dhe objekte të tjera, duke dëmtuar dhjetëra biznese dhe automjete të parkuara në zona të ndryshme të qytetit. Në disa lagje pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë të kenë probleme me furnizimin.

Një nga situatat më problematike u regjistrua pranë Portit të Limionit, ku një shtyllë elektrike është rrëzuar. Sipas banorëve të zonës, ekziston rreziku i kontaktit me rrymën elektrike dhe kërkohet ndërhyrje për sigurimin e vendit.

Stuhia shkaktoi edhe të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë pësuar dëmtime, ndërsa tre prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Njëri prej të plagosurve u godit nga degët e një peme teksa lëvizte me motor.

Gjatë gjithë natës, shërbimet emergjente dhe strukturat përgjegjëse punuan për largimin e pemëve dhe objekteve të rrëzuara nga rrugët, duke rikthyer qarkullimin në normalitet.

Autoritetet vijojnë punën për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e plotë të energjisë elektrike në zonat e prekura.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Luftëtari në përballje për kreun, Delvina kërkon fitoren ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Tre ditë me reshje dhe stuhi në Sarandë, Delvinë e Konispol. Orët kur priten reshjet më të shumta
Lexoni më shumë
Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete. Pesë të plagosur transportohen në spital
Lexoni më shumë
Çdo apartament në Airbnb dhe Booking duhet të regjistrohet në e-Albania, gjoba nëse nuk zbatohet
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.