ONHEZMI

07/12/1520:52

Shperndaje:

ONHEZMI

 

Onhezmi (qyteti i sotem i Sarandes) ndodhet në bregun e detit JON përballë ishullit të Korfuzit.

Në antikitetet Foinike në lulëzimin e saj në shek.IV-II p.k përdori si skelë gjirin e Onhezmit. Disa kapitele e kolona jonike në Sarandë dëshmojnë për ekzistencën e një vendbanimi të vogël në ate kohë. Emri i qytetit del për herë të parë në vitin 60 para krishtit nga oratori romak Ciceroni. Ciceroni bën fjalë për një erë me emrin onkezmitës që frynte nga gjiri i Onhezmit drejt kanalit të Korfuzit.

 

Në shek.I-II m.kr Roma e kthen në një qytet të vogël dhe skelë për tu lidhur me Foinikën e rrethinat e saj. Ketë e dëshmojnë banesat me mozaik, kolonat prej mermeri, nekropoli, amforat e gjetura në det dhe monedhat. Gjithashtu kjo deshmohet dhe pasazhi i Dionisit te Holikornasit për ndërtimin e faltores për nder të Aferdites.

 
 

Perandori bizantin ndërtoi një kështjellëskelën e Onhezmit që kufizojnë një zonë ne formë pesëkëndëshi që nis nga bregu dhe ngjitet në shpatin e kodrës.

Ka gjatësi prej 850 m dhe rrethon një siperfaqe prej 5 ha në trashësinë e murit 2.5 metra. Tetë kulla me planimetri rrethore, katërkëndëshe dhe pesëkëndëshe përforcojnë mbrojtjen.

Fortifikimi datohet në shek.IV-VI m.kr. Me braktisjen graduale të Foinikës, Onhezmi u bë një qendër e rëndësishme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dështon “Fish Saranda Festival”, bizneset bojkotojnë aktivitetin – VIDEO
Rox bar në Sarandë kërkon Përgatitës për sandwich dhe hot dog
Pizza SAVOS në Sarandë kërkon të punësojë Picier. Punësim vjetor
Central Park Hotel në Ksamil kërkon të punësojë Sanitare
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Këshilli Bashkiak Sarandë miraton çmimet për çadrat në plazhe në Sarandë dhe Ksamil

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.