Nga 1 janari karton i ri per shoferet. Por vlen afati i patentave të vjetra
Nga 1 janari karton i ri per shoferet. Por vlen afati i patentave të vjetra
Të gjithë drejtuesit e makinave të cilët janë pajisur me patentë deri në dhjetor 2015-ës nuk duhet të shqetësohen nga hyrja në fuqi e lejeve të drejtimit të reja. Ndryshe nga sa u spekulua në media, patentat e tyre do të jenë të vlefshme sipas afatit të përcaktuar më parë në saj të kategorisë së lejes së drejtimit që ata kanë marrë. Nga 1 janari ka hyrë në fuqi sistemi i patentave të reja, të njehsuara me sistemin e Bashkimit Evropian. Çdo leje e dhënë nga 1 janari do të kategorizohet duke filluar nga AM ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Ndërkohë që Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka bërë me dije afatet e vlefshmërisë për patentat që janë dhënë deri më 31 dhjetor 2015.
Kategoria A, B dhe BE: janë të vlefshme për 10 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 50 vjeç; janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 50 deri në 60 vjeç; janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç
Kategoria C, D, CE dhe DE:
janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç; janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi moshën 60 vjeç; nuk rinovohen mbi 65 vjeç.
Leja e drejtimit ndërkombëtare
Plotësohet me afat vlefshmërie 1 (një) vjeçar, nga data e lëshimit. Nuk lëshohet leja e drejtimit nderkombëtare, nëse i ka kaluar afati i vlefshmërisë i lejes së drejtimit kombëtare.
Leja e drejtimit e përkohshme.
Plotësohet me afat 1(një) mujor nga data e lëshimit, sipas përmbajtjes së lejës.
Leje drejtimi të posaçme(për invalidët)
Kategoria A dhe B
janë të vlefshme për 5 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar deri në moshën 60 vjeç janë të vlefshme për 3 vjet, kur janë dhënë ose konfirmuar mbi 60 vjeç
Kategoria C:
janë të vlefshme për 3 vjet. nuk janë të vlefshme mbi 65 vjeç
Nga 1 janari karton i ri per shoferet. Por vlen afati i patentave të vjetra
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
08/01/1613:42
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
08/01/1613:42
Olta Xhaçka: Plazhet ua japim të fortëve mos të vijnë njerëz nga malet me çadra në duar – VIDEO
08/01/1613:42
Freedom House: Demokracia në Shqipëri asnjë përmirësim, liria e medias e përkeqësuar
08/01/1613:42
Vijon aksioni për heqjen e makinave të braktisura nga rrugët e Sarandës
08/01/1613:42
Banori denoncon me lotë në sy: Më dhunuan varrin e gjyshit
08/01/1613:42
SYRI I KALTER
08/01/1613:42
Yacht Premium Hotel hap aplikimet për stafin e restorantit (maj-shtator)
08/01/1613:42
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Blue Sky Bar-Restorant. OFROHET akomodim
08/01/1613:42
Kërkohet kujdestare për orët e natës për një grua të moshuar në lagjen 4 Kodër Sarandë
08/01/1613:42
Rezervime
Apartament per pushime ne Sarande
08/01/1613:42
Apartament 2+1 me pishinë
08/01/1613:42
Apartamenti 5 – Vila Stupende
08/01/1613:42
Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
08/01/1613:42
Dhoma teke në Hotel Mesopotami
08/01/1613:42
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
08/01/1613:42
Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
08/01/1613:42
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
08/01/1613:42
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
08/01/1613:42
Suvenire nga Saranda – Shegë
08/01/1613:42