Mursi/ Homazhe në memorialin në kujtim të persekutimit komunist

20/09/2012:39

Shperndaje:


Janë zhvilluar ditën e sotme homazhe përpara memorialit në përkujtim të persekutimit komunist ndaj banorëve të fshatit në Mursi.
Në këtë ceremoni, ku ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika, banorët e fshatit Mursi kanë përkujtuar vuajtjet e bashkëfshatarëve të tyre, 7 prej të cilëve vdiqën në burgjet komuniste, 27 familje u internuan, ku vitet e burgjeve dhe internimit i kalojnë së bashku 1100 vite.

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/751336165444086/

Në mënyrë të veçantë, përpara këtij memoriali duhet të vijnë të falen ata që hodhën gurë kundër nesh dhe i shërbyen këshjtu Djallit, është shprehur kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Nebil Çika. Nuk ndjehem aspak komod kur jam përpara jush për shkakun se amanati i tyre nuk është vënë në vend dhe shumë prej eshtrave të tyre ende nuk janë gjetur, ka thënë Nebil Çika.

Gjergji Mano, kryetari i Shoqatës Shën Kozmai në Mursi, në fjalën e tij ka thënë se ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe promovojmë traditat tona, do të promovojmë vëllazërinë dhe fo të vijojmë të jemi bashkë. Kemi filluar të rishkruajmë historinë tonë, të cilën do ta shkruajmë sic e ndjejmë dhe siç e dimë, ka thënë Gjergji Mano.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.