Miratohet projektligji për kontrollin e mjeteve lundruese! Balluku e Klosi: Do të rrisë turizmin detar në vend

15/10/2019:04

Shperndaje:


Është miratuar me 84 vota pro projektligji për “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike e të argëtimit, me motor me fuqi mbi 30 kë dhe me tonazh nën 150 GT”, që ka për synim rregullimin e mënyrës së regjistrimit të mjeteve lundruese duke krijuar dy regjistra elektronik të cilët do të jenë të aksesueshëm edhe nga institucionet e shtetërore. Po ashtu sipas Ministres Belinda Balluku do të ndikojë në përmirësimin e turizmit detar.

“Ky projektligj shumë i rëndësishëm sepse ka të bëjë direkt me turizmin, dhe përmirësimin e imazhit të vendit në botë. Projektligji vjen për lehtësimin e procedurave të regjistrimit dhe monitorimit të mjeteve lundruese turistike dhe argëtimit me tonazh nën 150. Sipas legjislacionit aktual mjetet lundruese duhet të marrin leje me shkrim nga policia kufitare ndërsa me këtë propozim ju jepet mundësia e aplikimit dhe pajisja me leje lundrimi në rrugë elektronike. Parashikohet ndërtimi i dy sistemeve elektronike. Një për regjistrin elektronik të mjeteve lundruese, ku do të regjistrohen mjetet dhe do kenë akses disa institucione me qëllimin monitorimin e tyre. Sistemi i dytë është i posaçëm elektronik për mjetet lundruese dhe vendoset në funksion të kapitanerive. Kostoja për ngritjen e sistemeve është 35 milionë lekë që do të mbulohen nga buxheti i shtetit”, tha ministrja Belinda Balluku.

“Ne duhet ta shndërrojmë detin në një pasuri të madhe për jetën dhe komunitetin. Ky projektligj synon një atmosferë tjetër për të bashkëjetuar me detin, për të pasur përfitime prej tij, që të krijojmë më shumë ekonomi dhe vende pune”, u shpreh ministri Blendi Klosi .

Ky projektligj është ndërmarrë edhe në kuadër të zhvillimit të turizmit detar, duke marrë përsipër përmirësimin dhe monitorimin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit. Sipas relacionit rregullimi i kuadrit ligjor është i domosdoshëm duke marrë parasysh edhe kërkesën në rritje për hyrjen dhe qarkullimin në ujërat territoriale shqiptare të mjeteve lundruese turistike dhe ato pёr qëllime argëtimi.

I.K./Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Skandal në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë: fëmijët lihen jashtë për disa minuta vonesë
Agjenci Turistike “Saranda Center” kërkon Punonjës/e zyre, Shofer dhe Arkëtar/e
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për 2 të moshuar në Lagjen nr. 1, në Sarandë
Festa e 113-Vjetorit të Policisë së Shtetit në Komisariatin e Policisë Sarandë – VIDEO
Kërkohet Dado për Kujdes ndaj një Fëmije në Sarandë
Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.