Limioni me PPP/ Reagon PD: Porti në duart e oligarkëve Dulaku-Kastrati

22/10/1912:56

Shperndaje:


Një ditë më parë Saranda Web zbuloi se është dhënë me koncesion (PPP) “Limioni” në Sarandë.
Por kush janë përfituesit e miliona eurove që rrjedhin prej këtyre koncesioneve me afat 35 vjet?
Partia Demokratike ka denoncuar sot se përsëri kemi të bëjmë me vjedhje dhe marrëveshje të fshehta mes qeverisë dhe oligarkëve.
Koncesioni i Portit të Sarandës i është dhënë për 35 vjet dyshes Kastrati-Dulaku. “Kastrati është oligarku më i ngushtë i Edi Ramës, që ka marrë koncesion 400 milionë euro të Rrugës së Kombit, furnizon ekskluzivisht prej 6 vjetësh me karburant qeverinë dhe ka përfituar leje ndërtimi në zonat e gjëlbërta të Tiranës. Porti i Sarandës i ishte dhënë më qira për 20 vjet kompanisë së biznesmenit Artan Dulaku dhe nuk dihet sesi qiraja u kthye në koncesionin Dulaku-Kastrati”, denoncoi Teliti.

“Vendimet për të dhënë me koncesion këto pika të rëndësishme të pasurisë dhe sigurisë kombëtare (portet e jahteve “Marina Rodon”, në Durrës dhe “Limioni” në Sarandë) tek krimi dhe oligarkët e Edi Ramës janë pazare të paracaktuara. Për to nuk pati garë reale, kompanitë e huaja u përjashtuan de facto, koha e plotësimit të dokumentacionit ishte shumë e shkurtër, duke eliminuar konkurrencën dhe duke i shndërruar vendimet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në vendime korruptive dhe klienteliste.

Kapja e shtetit nga krimi dhe oligarkët është arsyeja kryesore që Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian. Europa ka 6 vjet që e refuzon Ramën dhe krimin e tij. Europa do ta refuzojë atë deri sa ne ta largojmë nga pushteti dhe t’u kthejmë njerëzve qeverisjen nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha zyrtari i PD-së.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/720454598428540/


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.