Qeveria përgatit rregulla të reja për plazhet private: Ndalohen gardhet dhe barrierat drejt detit

19/07/2619:11

Shperndaje:

Qeveria përgatit rregulla të reja për plazhet private: Ndalohen gardhet dhe barrierat drejt detit. Projektligji i ri detyron akses të lirë drejt detit, parashikohen gjoba deri në 200 mijë lekë

 

KSAMIL ALBANIA - KSAMILI - Destinacioni kryesor i pushuesve

 

Qytetarët dhe turistët mund të kenë akses të garantuar me ligj drejt detit nëse miratohen ndryshimet e propozuara në ligjin “Për Turizmin”. Projektligji i depozituar në Kuvend parashikon rregulla të reja për subjektet që administrojnë stacionet e plazhit, duke ndaluar çdo pengesë fizike që kufizon kalimin përgjatë vijës bregdetare.

 

Sipas draftit, çdo subjekt që ushtron veprimtarinë si stacion plazhi do të ketë detyrimin të garantojë akses të lirë, të pandërprerë dhe lëvizje të lirë të publikut drejt bregut të detit, përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe ndërmjet hapësirave publike të plazhit. Kjo do të thotë se qytetarët nuk duhet të pengohen për të kaluar drejt detit apo për të lëvizur nga një plazh në tjetrin.

 

Projektligji ndalon shprehimisht vendosjen e gardheve, mureve, barrierave apo çdo pengese tjetër fizike, qoftë të përhershme apo të përkohshme, nëse ato kufizojnë ose pengojnë këtë akses dhe lëvizje.

 

Për subjektet që nuk zbatojnë këtë detyrim, parashikohen masa administrative. Mosrespektimi i rregullave për aksesin e lirë të publikut do të dënohet me gjobë 200 mijë lekë.

 

Në relacionin shoqërues të projektligjit, kjo masë argumentohet si pjesë e përmirësimit të administrimit të zonave turistike dhe mbrojtjes së interesit publik. Sipas nismës, synimi është që vizitorët dhe qytetarët të kenë mundësi të lëvizin lirshëm përgjatë bregdetit, ndërsa të forcohen standardet e menaxhimit të plazheve dhe kontrolli ndaj shkeljeve. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Arben Llangozi denoncon Policinë e Sarandës: “Me armë në dorë për presion dhe terror”
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Bukëpjekës (Furxhi)
Aldo Sulollari sjell “03:47”, thrillerin psikologjik mes misterit, sekreteve dhe ankthit
Zjarr i fuqishëm në Mesopotam Agroturizëm, shkrumbohet restoranti i resortit – VIDEO
Automjeti bie në Urën e Vanës, bllokohet qarkullimit për 300 banorë – VIDEO
Restorant ‘MAREA’ në Sarandë kërkon Kamarier, Ndihmës Kamarier dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.