Qeveria: Kush do ndërtojë vitin tjetër gjatë sezonit turistik 20 mijë euro gjobë

Qeveria: Kush do ndërtojë vitin tjetër gjatë sezonit turistik 20 mijë euro gjobë. Subjektet që do të vijojnë punimet e ndërtimit gjatë sezonit turistik, në kundërshtim me vendimet e qeverisë, mund të përballen me gjobë deri në 2 milionë lekë të reja. Masa parashikohet në projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për Turizmin”, i depozituar në Kuvend.

 

Subjektet që do të vijojnë punimet e ndërtimit gjatë sezonit turistik, në kundërshtim me vendimet e qeverisë, mund të përballen me gjobë deri në 2 milionë lekë të reja. Masa parashikohet në projektligjin për disa ndryshime në ligjin "Për Turizmin", i depozituar në Kuvend.

 

 

Sipas draftit, Këshilli i Ministrave do të ketë të drejtën të urdhërojë pezullimin e punimeve të ndërtimit në zonat turistike gjatë sezonit veror, me synimin për të garantuar zhvillimin e qetë të sezonit dhe për të shmangur zhurmën, pluhurin dhe shqetësimet për pushuesit. Pezullimi mund të zbatohet edhe për aktivitete të tjera që lidhen me ndërtimin, nëse ato ndikojnë në aktivitetin turistik.

 

Vendimi i qeverisë do të përcaktojë për çdo bashki:

 

– zonat ku do të ndalohen punimet;
– llojet e punimeve që do të pezullohen;
– periudhën e pezullimit, bazuar në fluksin e turistëve;
– si dhe nëse ndalimi do të jetë gjatë gjithë ditës ose vetëm në orare të caktuara.

 

Projektligji parashikon gjithashtu që periudha e pezullimit të mos penalizojë investitorët. Koha gjatë së cilës punimet do të jenë të ndaluara do t’i shtohet afatit të lejes së ndërtimit, edhe për lejet e miratuara përpara hyrjes në fuqi të ligjit, me kërkesë të subjektit zhvillues.

 

Për ata që nuk respektojnë vendimin për pezullimin e punimeve, drafti parashikon gjobë prej 2 milionë lekësh. Sipas qeverisë, kjo masë synon të mbrojë sezonin turistik dhe cilësinë e shërbimeve në zonat me fluks të lartë vizitorësh. Saranda Web 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.