Kandidati i PS Alket Hyseni takim ne Delvine. Perfundojme rrugen e Kardhiqit

06/06/179:39

Shperndaje:


Kandidati i PS Alket Hyseni takim ne Delvine. Perfundojme rrugen e Kardhiqit.
Kandidatët për deputet të Partisë Socialiste Alket Hyseni dhe Suela Kotolloshi zhvilluan një takim me banorët e Delvinës ku shpalosën programin e PS-së për katër vitet e ardhshme. Duke u fokusuar tek zhvillimi i ekonomisë lokale, kandidatët Hyseni dhe Kotolloshi premtuan më shumë vende pune dhe më shumë mirëqenie për banorët e Delvinës.
Gjatë bashkëbisedimit banorët e Delvinës shprehën shqetësimin e presioneve që u bëhen nga persona të ndryshëm në lidhje me votën. Këtij shqetësimi iu përgjigj kandidati Alket Hyseni, i cili garantoi delvinjotët se askush nuk mund t’i trembë.
Kandidati Alket Hyseni u premtoi se shumë shpejt do të përfundojë edhe rruga e Kardhiqit, e cila jo vetëm afron Delvinën me Tiranën, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën. Kjo rrugë dhe një sërë investimesh të tjera do të ndikojnë ndjeshëm në ekonominë e zonës. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ardit Bido: Delvina dhe Konispoli duhet të mbeten bashki, identiteti nuk negociohet – VIDEO
Shtyu babanë nga shkallët pasi i kishte vrarë nënën, Gjykata jep dënimin për 43-vjeçarin
Nga kënd lojërash në vatër rreziku – Banorët: Bashkia të reagojë para se të jetë vonë
Victoria Boutique Hotel & Restaurant në Sarandë
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf. Nuk ofrohet akomodim
Sulmohet nga qentë, një grua transportohet me urgjencë në spitalin e Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.