IGJEUM ngre alarmin: Nesër reshje të dendura dhe përmbytje

03/11/1920:08

Shperndaje:


Reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Ky është parashikimi i IGJEUM për mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme.
Sipas buletinit që publikon instituti në fjalë, qarqet më të rrezikuara janë Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.
IGJEUM shton më tej se, veçanërisht sot në mbrëmje dhe nesër mund të paraqiten probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Ja çfarë thuhet në buletininin e IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Sot pasdite (e diel dt.03) dhe nesër (e hënë dt.04) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Lezhë dhe Berat, ndërsa mesatare në të gjitha qarqet e tjera.
Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjate pjesës së parë të ditës së nesërme dhe zvogëlohet gradualisht gjatë pjesës së dytë të saj.
Reshjet do të të shoqërohen edhe me shtrëngata në të gjitha qarqet.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE:

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të parashikuara pothuajse në të gjithë territorin, ekziston mundësia e vërshimeve të shpejta.
Gjithashtu, veçanërisht sot në mbremje (e diel dt.03) dhe nesër (e hënë dt.04) mund të paraqiten probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve. Më të rrezikuara nga vershimet e shpejta janë sidomos qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndriçimi publik nga Ura e Gajratit deri në Sarandë, pothuajse 1/3 jashtë funksionit
Erlind Sulo emërohet Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.