Goditet Turizmi i Sarandës, Ministria e Transporteve bllokon linjën Brindisi-Sarandë

06/08/1611:51

Shperndaje:


Goditet Turizmi i Sarandës, Ministria e Transporteve bllokon linjën Brindisi-Sarandë.sarande brindisi Vetëm 3 ditë më parë, nëpërmjet Saranda Web përcollëm një lajm që i gëzoi pa masë qytetarë të Sarandës dhe adhurues të këtij qyteti. Njoftimi se për herë të parë Saranda do të lidhej me një linjë direkte me Brindisin në Itali, mori një numër shumë lart pëlqimesh dhe komentesh entuziaste për shtimin e numrit të pushuesve në Sarandë. Trageti që filloi linjën Brindisi – Sarandë ka një kapacitet trasporti prej 822 pasagjerësh dhe 140 automjetesh. Por nga burime të Saranda Web mësohet se Ministria e Transporteve, me një pretekst të çuditshëm, ka bllokuar këtë linjë transporti. Preteksti është se licesimi i kësaj linje mund të bëhet vetëm nësë linja e tragetit do të jetë gjithëvjetore. Është e perceptueshme, se për të lejuar nxitjen e turizmit në Sarandë, duhet detyrimisht që një linjë transporti të jetë gjithëvjetore, pasi asnjë kompani nuk do ta merrte përsipër këtë. Por ajo që mbetet është se Saranda dhe bizneset e saj e humbën shansin për vitin 2016 për më shumë pushues dhe më shumë të ardhura. Nuk dihet nëse bllokimi i kësaj linje transporti lidhet me burokracitë e ligjit apo me interesa të tjera të dyshimta. 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon të punësojë Ekonomiste / Faturiste
Një vajzë serbe denoncon: Më goditën me grusht pas koke në Ksamil
Nëna denoncon në Policinë e Sarandës: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare
Elvid Shehu emërohet Shef i ri i Policisë Kufitare në Sarandë
Spektakël ndjekjeje në qytet: Hidhet në det për t’i shpëtuar policisë, por arrestohet nga kufitarët me skaf
Ice Roll në Ksamil kërkon të punësojë Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.