Dinamika: Gurorja do të jetë 1 km nga fshati Bajkaj, kemi teknologji moderne

31/08/2012:58

Shperndaje:


Pas ngjarjeve që ndodhën te Qafa e Breshërrit, afër fshatit Bajkaj, Bashkia Delvinë në datën 19.08.2020 Shoqëria “Dinamika” sh.p.k nëpërmjet një email dërguar në redaksinë e Saranda Web, kërkon të sqarojë opinion publik me situatën, duke vënë në dispozicion dokumentacionet që ajo disponon , si edhe procedurën ligjore që ka ndjekur deri më sot.
Ne vitin 2018 shoqëria tonë “Dinamika” sh.p.k ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës të na pajisi me një karierë për prodhimin e gurit gëlqerorë në zonën Sarandë – Delvinë. Si rrjedhojë e kësaj kërkese Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës nxorri ne ankant publik në datën 07.08.2018 zonën minerare Nr.278/2 (Qafa e Breshërrit). Zgjedhjen e kësaj zoneje e ka kryer Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës pasi ajo ka qënë një zonë e studiuar dhe e aprovuar nga vet Qeveria për prodhim e gurit gëlqerorë.
Shoqeria “Dinamika” shpk morri pjesë në këtë procedurë konkuruese edhe u shpall fituese e të drejtës për aplikimin për leje minerare në zonën minerare Nr.278/2 ne datën 17.10.2018.
Pas marrjes se njoftimit te fitusit , brënda afateve të caktuara nga ligji, shoqëria “Dinamika” shpk duhej të paraqitej pranë sporteleve të QKB-së për të aplikuar për marrjen e lejes minerare. Shoqëria jonë doli jashtë ketij afati për shkak të dyshimeve që kishte për pronesinë e kësaj zoneje. Pas një korespondece të gjatë në kohë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, ne datën 27.01.2020 me shkresën e Ministres Belinda Balluka dhe me Nr.1059Prot. na garantoi se ishim të lirë të vazhdonim procedurën e aplikimit pranë QKB-së mbasi vet Ministria kishte verifikuar se kjo pronë ështe pronë shtetërore e lirë.

Shoqeria “Dinamika” shpk është në procedurë të marrjes së lejes mjedisore.

Në lidhje me “ndotjen” mjedisore duam tju informojme:

1) Kjo zonë ndodhet mbi 1 km vijë ajrore nga shtëpia me e afërt e fshatit Bajkaj edhe mbi 300m vije ajrore me pikën më te afërt te rrugës nacionale Shijan- Kardhiq ( bashkangjitur do te gjeni edhe pamjen satelitore).

2) Impianti i përpunimit të gurit gëlqerorë që disponon shoqëria “Dinamika” sh.p.k është impiant i mbyllur dhe me sistem lagjeje te materialit para përpunimit të tij , gjë që garanton se nuk prodhohet pluhur dhe ndotje e ajrit (bashakngjitur do gjeni edhe foto të impiantit).

3) Prodhimi dhe përpunimi i gurit gëlqerorë , nuk përdoren as krijohen mbetje kimikante që mund te ndotin mjedisin.

Për sa i përket dëgjesës publike shoqëria kishte njoftuar në mënyrë jo formale disa nga banorët e fshatit Bajkaj, ndërsa Bashkinë e Delvinës e kishte njoftuar ne daten 14.08.20 me shkresë zyrtare për orën, datën dhe vendodhjen ekzakte , gjë që vërteton se nuk u krye fshehurazi.

Ne incidentin e se Mërkurës se kaluar ,datë 19.08.2020, disa nga banorët të fshatit Bajkaj sulmuan përfaqësuesit e shoqërise jonë me rezultat marje me dhune te dosjes me dokumenta te shoqerise “Dinamikës” sh.p.k dhe plagosjen e dy prej përfaqësuesve te sasj, ceshtje te cilen ia kemi lene ne dore organeve kopentente.

Shoqeria jone nuk ka asgje me banoret e fshatit Bajkaj, qe ne kete rast ka qene te keq informuar.

Me respekte
Shoqëria “Dinamika” sh.p.k


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.