Butrinti mposht 1-0 Sopotin. Vendos goli i Zylyftari

12/12/1515:57

Shperndaje:

KS  Butrinti ka mundur 1-0 ekipin e Sopotit. Ka qenë sulmuesi Zylyftari ai që ka shënuar për Butrintin në minutën e 5-të të takimit. Në minutën e 17-të ka tension në fushë pasi futbollisti Kastrati i Sopotit ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Futbollistët nga Librazhdi kontestojnë ashpër vendimin e gjyqtarit Llapra.

Tensioni zgjat për 5 minuta aq sa nga bankina e Sopotit vijnë udhëzime për të braktisur takimin. Gjatë momenteve të tensionit zyrtarë të ekipit mik hyjnë në fushë për të komunikuar me arbitrin Llapra.

Ndeshja rifillon përsëri dhe është Butrinti që i afrohet golit të dytë. Këtë herë me anë të futbollistit Kola i cili përballë portierit mik Lamellari gjuan në formë parable. Por një nga mbrojtësit e Sopotit e largon topin me kokë duke i mohuar golin.

Në pjesën e dytë janë miqtë ata që kontrollojnë lojën. Por pa arritur që të shënojnë. Ndërsa rrezikojnë edhe portën me anë të Llambit i cili gjuan fuqishëm nga distanca por topi ndalet në tranversë. Deri në fund të takimit rezultati nuk ndryshon.  Butrinti me golin e shënuar nga Zylyftari merr 3 pikë me vlera duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve në tabelën e klasifikimit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adem Daci përjetësohet në Sarandë: Qendra Kulturore e Fëmijëve do mbajë emrin e kitaristit legjendar
Moti në zonën e Sarandës: Javë me reshje të shumta dhe rënie temperaturash
Në janar nis rivlerësimi i pasurive/ Kush përfiton dhe kush humbet nga rivlerësimi
Sulmet ushtarake mbi Venezuelë, Trump: Kemi kapur Maduron dhe bashkëshorten e tij
Vjen në jetë foshnja e parë për vitin 2026 në Sarandë
10 minuta shi dhe rruga e përfunduar në prag të votimeve përmbytet – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.