Bashkia Delvine

25/04/1612:20

Shperndaje:

Bashkia Delvine

 

 

Bashkia  Delvine kufizohet në veri me bashkitë Himarë e Gjirokastër, në jug me bashkitë Sarandë dhe Finiq, ndërsa në lindje me bashkinë Dropull. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Delvinës.

 

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 7,598 banorë. Ndërsa sipas Regjistrit Civil kjo bashki ka një popullsi prej 18,078 personash. Bashkia Delvine ka një sipërfaqe prej 182.9 km2. Densiteti i popullsisë sipas censusit është 45.5 banorë/ km2, ndërsa sipas regjistrit civil është 99 banorë/ km2.
Kjo bashki përbëhet nga 2 njësi administrative, të cilat janë: Delvinë dhe Vergo. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Delvinës dhe qarkut Vlorë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 17 fshatra.

 

bashkia delvine Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Delvinës.

 

Bashkia Delvine – PROFILI

 

Bashkia e re e Delvinës përbëhet nga qyteti historik i Delvinës dhe Njesia Administrative Vergo, pjesë e rrethit Delvinë. Qyteti i Delvinës ka kultivuar një histori të pasur të bashkëjetesës fetare mes myslimanëve, kristianëve dhe hebrenjve në të shkuarën. Qyteti ka traditë në artizanat si dhe objekte të trashëgimisë kulturore, të cilat nuk përdoren aktualisht për turizëm.

 

Bashkia  Delvine ka në territorin e saj edhe një vendburim gazi, i cili aktualisht shfrytëzohet nga një kompani koncesionare private.
Banorët e qytetit kanë shqetësime për cilësinë e ujit të pijshëm në qytet.
Ndryshe nga qyteti i Delvinës, komuna Vergo është një zonë e gjerë rurale me densitet të ulët të popullsisë.

 

Bujqësia, blegtoria dhe vreshtaria, krahas institucioneve publike janë burimet kryesore ekonomike të zonës. Papunësia është shumë e lartë dhe një pjesë e madhe e popullsisë punon në Sarandë.
Largimi i popullsisë së re dhe të arsimuar ka krijuar vështirësi në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë.
Nga ana tjetër, prania e shumë kulturave në qytet ofron mundësi për zhvillim. Afërsia e bashkisë së re me qytetin turistik të Sarandës ofron potencial të lartë për zhvillimin e bujqësisë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda
Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
260 mm shi në 72 orë, bilanci nga çarja e argjinaturës: 800 krerë bagëti të ngordhura dhe 1350 ha të përmbytura
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Saranda ndez dritat e festave të fundvitit – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.