Basha nga Saranda i jep mbështetje platformës Kokëdhima


Në një sallë që nuk mundi të mbushej me simpatizantë as aq sa e kishte mbushur Kokëdhima javën e kaluar, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie.
Gjatë fjalës së tij drejtuar demokratëve të Sarandës, Basha u shpreh se vendi ndodhet në krizë, qytetarët janë të pashpresë dhe qeveria i ka braktisur qytetarët. Duke folur për kryeministrin Rama, Basha u shpreh se Rama i është vetmi kryeministër që në zyren e punes rrethohet nga pikturat e tij dhe jo nga hallet e popullit.
Ndërsa për mënyrën e përzgjedhjes së kanditavëve për deputetë të PD, Basha tha se ata do të dalin nga ju nëpërmjet një gare të brendshme, platformë kjo që Kokëdhima synon ta vendosi në Partinë Socialiste dhe ka ndërmarrë një turë takimesh. Mes të tjerash Basha u shpreh se:
Basha: Syte e njerezve po kthehen nga PD.
Basha: Detyra jone tu kthejme shqiptareve shpresen. Do te sjellim ne pushtet qytetarin shqiptar.
Basha: Do te kufizojme pushtetin e pakices. Do te kthejme garen e brendshme per kandidatet per deputet.
Basha: Ne do te bashkeqeverim me shumicen e qytetareve.
Basha i drejtohet drejteperdrejt kryetarit te deges Hariz Mema: Nga PD nuk duhet te ndihet askush i perjashtuar pavaresisht mendimeve te tij ndaj drejtuesve te PD.
Basha: Ne qeverisjen tone nuk do te kete familje pa buke dhe pa drita. Ne qeverisjen tone 200 kw energji falas per familjet ne nevoje.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Elisa Spiropali letër Skënderbeut: Përgjigjja që presin prej teje nuk është një tjetër fjalim, por një vendim
Lexoni më shumë
Atentati me tritol në Gjirokastër, arrestohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Lexoni më shumë
Hotel Olympia në Sarandë kërkon Roje‐Mirëmbajtës dhe Sanitare
Lexoni më shumë
Rrëfimi që të këput shpirtin i Alida Metaj në Sarandë: “Djalin e lë të mbyllur me çelës në shtëpi që të shkoj në punë”
Lexoni më shumë
Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.