Zyrtari i ambasadës së SHBA në Tiranë: “Diktatorët kërkojnë të shtypin fjalën e lirë”

20/12/1919:40

Shperndaje:


Daniel Koski, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA në Tiranë ka një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë.

Teksa ishte i pranishëm në konferencën me titull “Liria pa urrejtje”, zyrtari i lartë amerikan mbajti një fjalim brilant, ndërkohë që arsyetoi se është e vështirë të ketë një një vijë të prerë midis fjalëve të pranueshme dhe fjalëve të papranueshme.

Koski madje u kujtoi të pranishmëve se shoqëria shqiptare u zgjua nga makthi komunist i kontrollit të fjalës jo më larg se 30 vitet e fundit dhe se shume prej të pranishmëve e dinë çfarë do të të jetosh me frikën e pasojave të paparashikuara të fjalëve të tua.

“Shumë prej jush u rritën në një shoqëri ku një fjalë e thënë rastësisht mund të të çonte në burg. Ju nuk duhet të ktheheni kurrë në atë shoqëri!”– theksoi zyrtari amrikan.

Në një kohë kur në Kuvend është miratuar një paketë “Anti-Shpifje”, i dërguari i ambasadës së SHBA-së nënvizoi se diktatorët kërkojnë të shtypin zërat kritikë dhe se ato mund të mbijetojnë vetëm nëse mohojnë fjalën e lirë të popullit të tyre.

“Kur ato e privojnë shoqërinë e tyre nga oksigjeni që është fjala e lirë, demokracia vuan dhe kalbet.”– u shpreh zyrtari amerikan.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.