Ziso Kristopulli kërkon të armatoset


Ziso Kristopulli, i cili 24 vite më parë u rrëmbye dhe u torturua nga Shërbimi Informativ Kombëtar bashkë me biznesmenin Remzi Hoxha është kërcënuar sërish. 73-vjeçari nga Ksamili ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit.

Kristopulli, ka rrëfyer për Gazetën SHQIP se ka pasur një takim me shefin e Komisariatit të Sarandës. “I kërkova që shteti të më japë leje të pajisem me armë për vetëmbrojtje. Jam kërcënuar sërish pas intervistës që dhashë në Top Story. Pranë banesës në Ksamil kanë ardhur persona të ndryshëm për presione”, thotë Kristopulli për gazetën Shqip.

Në dokumentarin e transmetuar në Top Channel në 22 Tetor, Kristopulli tregon emrat e torturuesve, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit. Ai akuzoi drejtëpërdrejtë në atë intervistë se miq të ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka i kanë vjedhur lokalin në Ksamil, duke falsifikuar dokumentet hipotekore. Bëhet fjalë për të njëjtin lokal ku ai është takuar në atë kohë me ish-nëndrejtorin e SHIK për Tiranën Arben Sefgjini. Kristopulli akuzon Sefgjinin se e ka dhunuar në bazën sekrete në Vain të Lezhës, e njëjta bazë ku u torturua në atë kohë edhe Remzi Hoxha. Ky i fundit, u zhduk nga SHIK për të mos u gjetur kurrë.

“Kam bërë denoncim në prokurori për vjedhjen e lokalit. Shpresoj që me ngritjen e SPAK të bëhet drejtësi. Nuk kërkoj asgjë më shumë veçse drejtësi. Të më kthehet ajo që më takon, prona që më vodhën”, thotë më tej Kristopulli.

Ai kërkon nga instancat shtetërore të trajtohet si i dëmtuar në procesin që u thirr si dëshmitar. “Prokurorja Elisabeta Imeraj më thirri mua si dëshmitar se dëgjova klithmat e Remziut. Unë jam i dëmtuar. Mua më kanë torturuar. Dua të drejtën time”, vijoi Kristopulli për Gazetën SHQIP. Gazeta Shqip

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tarifat e ujit në Sarandë dhe Ksamil drejt ndryshimit, qytetarët furnizohen vetëm 2–5 orë në ditë
Lexoni më shumë
Vrasja e Rexhep Ismailit në Gjashtë të Sarandës, kapen në Greqi dy të kërkuarit
Lexoni më shumë
Pronat në Volloder: Të djathtët bllokuan mbledhjen, Bashkia Sarandë rikthen për votim projektvendimin
Lexoni më shumë
Aksident në Sarandë, përplasen dy automjete, njëri përmbyset në rrugë
Lexoni më shumë
Protestat japin efektet e para: qeveria ul TVSH-në për ushqimet bazë në 6% 
Lexoni më shumë
Nga mobilizimi qytetar te zhvillimi: çfarë mund të mësojë Butrinti nga zonat e mbrojtura në Slloveni dhe Itali
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.