Zhdukja e dy personave, Rrumbullaku mbërrin me urgjencë në Sarandë

02/05/2318:27

Shperndaje:

Zhdukja e dy personave, Rrumbullaku mbërrin në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me familjarë të dy shtetasve të kallëzuar si të humbur, në Sarandë, ka mbërritur pasditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Sarandë, për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e dy shtetasve të humbur.

 


Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm, gjatë takimit, i ka njohur familjarët, me punën e pandërprerë hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për gjetjen e dy shtetasve. Policia e Shtetit e ka vlerësuar maksimalisht që në fillesë këtë ngjarje dhe jemi duke punuar intensivisht. Ai i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë.

 


Siç duket, Drejtor Rrumbullaku ka mbërritur në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pritet të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si Policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve.

 


Pak më herët ka mbërritur në Sarandë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Delvinë, 1.5 milionë euro për rikonstruksionin e shkollës “Xhelal Berberi” dhe palestrën
Saimir Shkambaj merr drejtimin e Komisariatit të Sarandës, Feliks Hoda transferohet në Dibër
Tatimet kërkojnë mbledhjen me forcë të taksave për bizneset që nuk paguajnë në kohë
Kompania FIX PRO kërkon Magazinier për degën në Sarandë
Ndahet nga jeta At Kristo Papa, prifti i parë i Sarandës pas rënies së komunizmit
Bylis B me 10 lojtarë për 75 minuta mposht Butrintin në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.