Zbuloni si ishte Ksamili në 1857 dhe shënimet e dy turistëve anglezë

20/12/178:22

Shperndaje:


ksamili-1857 Kjo tablo në akuarel është realizuar nga Edward Lear(1812-1888) në prill 1857 , gjatë një udhëtimi të shkurtër në Tre scogli-Tre shkëmbinjtë, Ksamili i sotëm, në veri të Butrintit në Shqipëri. Lear-i lundroi nga Korfuzi, ku kish zënë me qira një shtëpi gjatë periudhës së dimrit , për në bregun përballë. Në librin e vet Corfu Years-Vitet e Korfuzit, (Athens and Dedham,1988, fq 108), Lear shkruan. “Ne filluam të lundrojmë jashtë Korfuzit në datën 2 prill me varkën e tipit Midge* të Lushingtonit- Mora George-in , kantinën ose kutinë e guzhinës, krevatin tim, letra për të vizatuar etj. Edward-i mori shërbëtorin e tij, Fillipo, një Maltez.
Lundruam shumë qetësisht përgjatë tre orëve dhe ankoruam në një gji të vogël të Tre scogli-Tre shkëmbijntë-shijuam gjithë pasditen duke bërë vizatime, poshtë shqopishtave dhe shkurreve të gjata të gjitha të lulëzuara, hëngrëm një drekë të shijshme dhe kaluam një natë të qetë. Bashkëudhëtari i Lear-it ishte James Bevan Edwards, (1834-1922), më vonë oficer madhor i ushtrisë britanike dhe politikan, i cili ishte djali i Samuel Price Edwards, një padron i arteve i afërt me Lear-in, i cili posedonte tablo të tij si Corfu, from Ascension(1859), Petra, teatri(1859). Turin(1862), Jerusalem(1862) etj. Edward Lear e kish realizuar udhëtimin e tij të parë në Shqipëri në nëntor 1848.el_tre-scoglie-ksamil Kjo është tabloja e parë e Ksamilit dhe si duket aty ka qenë një natyrë e qetë. Interesant është emri Tre scogli që mesa duket i referohet tre ishujve të vegjël. Nuk dihet nëse ky emërtim është një term që përdornin venedikasit si zotërues të hershëm të Korfuzit dhe Butrintit, apo një përkthim i toponimisë që përdornin vendasit. Lear-i pikturoi pejsazhe të mrekullueshme nga Shqipëria, por në vendin tonë nuk gjendet asnjë pikturë origjinale e tij. Sa për Ksamilin, ai është transformuar pothuajse tërësisht, dhe privatësia e gjirit të vogël dhe shumë të këndshëm ka humbur.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant & Pizzeri Il Pomodoro në Sarandë kërkon staf për sezonin
Butrinti eliminohet pas penalltive, shuhet ëndrra për rikthim në Kategorinë e Parë
Butrinti sfidon sot Bylis B në “playoff”: një tjetër hap i vështirë drejt objektivit
Restaurant Pizzeria ALFA në Sarandë kërkon të punësojë staf
ULTRA CLEANING Sarandë kërkon Shofer dhe Motorist
Rebecca Beauty Studio në Sarandë kërkon të punësojë estetiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.