Zbulohen detaje të tjera për ekstremistin nga Dropulli

29/10/1815:15

Shperndaje:


 

Zbulohen të tjera detaje rreth jetës dhe personalitetit të 35-vjeçarit Kostandinos Kaçifas, i cili pasi terrorizoi fshatin Bularat, u qëllua për vdekje nga forcat RENEA. Ai është babai i një vajze 10 vjeçe, por që nga bashkëshortja ishte divorcuar pak kohë më parë. Banorët e fshatit thonë se ai kishte shfaqur shenja depresioni pas divorcit, por nuk ishte person me probleme të shëndetit mendor. 

Ai vinte shpesh në fshatin e tij, pasi aty jetonin prindërit e tij. Mendohet se ai kishte probleme të depresionit, për shkak të problemeve familjare. Megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Banorët pohojnë se ai kishte probleme të depresionit, jo të shëndetit mendor. Mjafton që të shikosh faqen e tij të ‘Facebook’, ku vihen re prirjet e tij ekstremiste, pasi ishte pjesë e organizatave ekstremiste për të të ashtuquajturit Viorio-Epiri.

Në momentin që ai është përballur me policinë e Gjirokastrës, është kthyer në banesë dhe më pas është veshur me uniformë ushtarake. Po ashtu ai ka marrë edhe fishekë dhe është ngjitur në pjesën e sipërme të fshatit. Atij i janë gjetur edhe armatime në çantë, mbi 100 fishekë, dy karikatorë të zbrazura. Kostandinos Kaçifas ka marrë goditjeje në gjoks dhe kokë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. Mbrëmë kanë mbërritur në Bulart dy motrat e tij që jetojnë në Athinë. Nëna e 35-vjeçarit ka thënë për mediat greke se djalin ia vranë shqiptarët, pasi ata nuk i duan minoritetet. Argjirolajm.net

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO
Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.