

Zbardhet ekspertiza: Kacifas vrau veten!


Kostandin Kacifas, njeriu që në 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, rezulton të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje.
Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.
Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër ka në pjesën e gjoksit.
Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas, ka kryer vetëvrasje. Kjo pasi ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qënë me puthitje, duke argumentuar se ka qënë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.
Kacifas, është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirjeve të vazhdueshme me autoporlant nga negociatorët e RENEA-s, Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Prokurorët argumentojnë se ai ka marë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.
Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.
Pritet që në muajt në vazhdim prokuroria e Gjirokastrës të marë një vendim përfundimtar për këtë çështje, duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se vetë personi Kostandinos Kacifas, i rrethuar nga policia ka qëlluar veten me automatik, duke kryer vetëvrasje.
Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtomore e festës kombëtare të Greqisë, JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi një incident i rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen. Ngjarja acaroi marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet. Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetii ai nuk është qëlluar nga forcat special të policisë shqiptare por ka vrarë veten në ditën e festës kombëtare të Greqisë. JuguNews



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Policia kontrolle në lokalet në vijën bregdetare në Sarandë, Ksamil, Himarë, dhe Borsh
15/02/2014:51

Aksidenti në Pal, ambulanca nuk i dha dot ndihmën mjekësore për shkak të urës së shembur
15/02/2014:51

Sarandë, banorët te pallati i Entit të Banaseve: Kemi 7 ditë pa ujë – VIDEO
15/02/2014:51

Humb jetën në aksident me motor
15/02/2014:51

Vrau në 1998 dhe u kap nga Policia dje në Vrinë, Prokuroria Vlorë urdhëron lirimin e tij
15/02/2014:51

I dënuari me 20 vjet burg për vrasje kapet pas 24 vitesh, fshehej në Vrinë
15/02/2014:51

Një çantë e kuqe alarmon Policinë, u gjet pranë një servisi
15/02/2014:51

Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro raporton përpara kryeministrit Edi Rama – VIDEO
15/02/2014:51

Kryetari i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma raporton përpara kryeministrit Edi Rama – VIDEO
15/02/2014:51

Kryetarja e Bashkisë Delvinë Majlinda Qilimi raporton përpara kryeministrit Edi Rama – VIDEO
15/02/2014:51






Rezervime

Vila Alvin, Apartament 1+1
15/02/2014:51

The City View Penthouse
15/02/2014:51

Apartament 1+1 me pishinë
15/02/2014:51

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
15/02/2014:51

Apartament për pushime në Sarandë.
15/02/2014:51
Suvenire

Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/02/2014:51

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
15/02/2014:51

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
15/02/2014:51

Suvenire nga Saranda – Shegë
15/02/2014:51

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
15/02/2014:51




