Vritet në atentat në Tiranë pronari i hotelit në Sarandë

16/12/2218:47

Shperndaje:

Një biznesmen 49-vjeçar, është ekzekutuar pasditen e kësaj të premteje në zonën e Selitës në Tiranë brenda një lokali.

Report Tv konfirmoi se bëhet fjalë për Edmond Papën (Hoxha), 49 vjeç pronar i një hoteli në Sarandë. Viktima ishte në brendësi të një lokali kur u qëllua me disa plumba dhe menjëherë u transferua në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. 

Edmond Papa, i njohur edhe me emrin Edmond Hoxha, i cili u vra sot në zonën e Selitës kishte mbërritur sot në Tiranë. Ai u ekzekutua në hyrjen e një lokali, pranë banesës së vëllait të tij. 

Autori mësohet se ka vepruar i vetëm në momentet që ka qëlluar në drejtim të viktimës Edmond Papa. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera.

Në këtë moment autori ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes po në këmbë. Ka dyshime se është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, por akoma nuk ka asnjë të dyshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në zonën e njohur në kryeqytet, Selitë ku biznesmeni ishte brenda një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku” dhe u qëllua nga një person ende i paidentifikuar me disa plumba. Përbri lokalit, viktima kishte parkuar mjetin e tij luksoz tip ‘G-Class’.

Shefi i komisariatit numër 2 u shpreh se viktima ishte banues në Sarandë dhe se policia po punon për të mësuar rrethanat e ngjarjes si dhe për kapjen e autorit/ëve. 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Primavera kërkon Picier, Ndihmës Picier, Sallatiere, Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë
Matilda Qurku zgjidhet kryetare e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
Delvina fiton në transfertë, mposht Shkumbinin 2-1

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.