Vrasja në Ksamil: Vajza e viktimës pa ngjarjen dhe autorët


Vrasja në Ksamil: Vajza e viktimës pa ngjarjen dhe autorët.
Detaje nga vrasja, atentatori u ndihmua nga një person tjetër
Ekzekutimi i 50- vjeçarit Vangjel Çiko ka ndodhur në momentin që ai doli nga banesa e tij dhe është futur në automjet, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës.
Mësohet se atentatori ishte fshehur në ullirin pranë portës së shtëpisë dhe ka qëlluar disa herë mbi 50- vjeçarin duke e lënë të vdekur.
Sipas burimeve të Saranda Web, atentatori i vrasjes është ndihmuar nga një tjetër person, i cili e priste në një automjet, me të cilin edhe janë larguar më pas.
Pas të shtënave, autori i vrasjes është larguar në këmbë drejt automjetit.
Edhe pse personi i cili ka shtënë duke e lënë të vdekur 50- vjeçarin në oborrin e shtëpisë është larguar me shpejtësi drejt automjetit i cili do ta largonte nga vendi i vrasjes, vajza e viktimës është shprehur se e ka parë të gjithë ngjarjen.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.