
𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐒𝐀𝐊𝐓𝐄 ✅ dhe 𝐢 𝐆𝐀𝐁𝐔𝐀𝐑 ❌ – Gabimet që nuk duhet të bëni – VIDEO
𝐕𝐨𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐒𝐀𝐊𝐓𝐄 ✅ dhe 𝐢 𝐆𝐀𝐁𝐔𝐀𝐑 ❌ 𝐦𝐞̈ 𝟏𝟏 𝐦𝐚𝐣!
Për herë të parë, në 11 maj do të votojmë në një fletë votimi të stërmadhe, ku do të kemi listë të hapur dhe të mbyllur. Do t’ju tregojmë sot si të votoni në mënyrë korrekte më 11 maj, në mënyrë që të mos gaboni e pa dashje të prodhoni një fletë votimi të pavlefshme. Tre janë mënyrat më të sakta të votimit.
𝐒𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢 𝟏. 𝐕𝐨𝐭𝐨𝐧 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐞̈/𝐤𝐨𝐚𝐥𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧, 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫
Forma më e plotë dhe rregullt e votimit është kur ju zgjidhni, edhe partinë, edhe një kandidat nga lista e hapur e asaj partie. Nëse ju doni të votoni, psh. Partinë Socialiste, ju duhet të zgjidhni së pari subjektin, duke vendosur një kryq tek kutia përkrah numrit 5. Pastaj, ju mund të përzgjidhni një kandidat nga lista e hapur e kësaj partie, duke vendosur një “x” tek kutia përpara emrit tuaj të preferuar, psh. Pranvera Skana.
𝐒𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢 𝟐. 𝐕𝐨𝐭𝐨𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐞̈/𝐤𝐨𝐚𝐥𝐢𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭
Nëse ju dëshironi të votoni vetëm partinë, ju mund ta bëni këtë, dhe vota është e vlefshme edhe nëse nuk zgjidhni asnjë prej kandidatëve të saj nga lista e hapur. Psh. Nëse ju dëshironi të votoni Koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, mjafton që ju të vendosni një “x” tek numri 6.
𝐒𝐡𝐞𝐦𝐛𝐮𝐥𝐥𝐢 𝟑. 𝐍𝐮𝐤 𝐯𝐨𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐧𝐞̈, 𝐩𝐨𝐫 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫
Votat juaj është e vlefshme edhe nëse ju zgjidhni vetëm kandidatin, por jo partinë.Psh. Nëse ju jeni votues në qarkun Vlorë, dhe vendosni një kryq para kutisë së kandidatit Selaudin Nelaj, votimi është i rregullt. Në këtë rast, ju i keni dhënë një votë kandidates së preferuar, dhe automatikisht edhe koalicionit të saj.
𝐶̧𝑑𝑜 𝑓𝑜𝑟𝑚𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑟 𝑣𝑜𝑡𝑖𝑚𝑖, 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑘𝑒̈𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑠ℎ𝑒𝑚𝑏𝑢𝑗𝑣𝑒, 𝑟𝑟𝑒𝑧𝑖𝑘𝑜𝑛 𝑠ℎ𝑢𝑚𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑟𝑜𝑑ℎ𝑜𝑗𝑒̈ 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑣𝑜𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑣𝑙𝑒𝑓𝑠ℎ𝑚𝑒.
Gabimi që pa asnjë diskutim që sjell një votë të pavlefshme, është nëse ju votoni dy parti të ndryshme, ose një parti dhe kandidatin e një partie tjetër.Vendosja e shenjave jashtë së njëjtës kolon, automatikisht e djeg votën tuaj.
𝐊𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬!
Mos votoni kandidatët e listave të mbyllura, ata me shkronja të vogla në krye të listës. Kjo është e panevojshme dhe atyre nuk ju llogaritet.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
19/03/2519:36

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
19/03/2519:36

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
19/03/2519:36

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
19/03/2519:36

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
19/03/2519:36
