Vonuan për vaktin e darkës, policia nxjerr nga kanioni 2 turistët

26/10/1920:52

Shperndaje:


Policia e Himarës njofton se u ka ardhur në ndihmë dy turistëve spanjollë, të cilët humbën për 3 orë në Kanionin e Gjipesë.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 18:20, në Kanionin e Gjipesë, Himarë, një çift spanjollësh duke eksploruar territorin, për shkak se po afronte nata kanë humbur rrugën duke e bërë të pamundur daljen e tyre nga kanioni.
Forcat e Policisë së Himarës dhe ajo Kufitare, për shkak të terrenit të vështirë kanë kërkuar në rrugë tokësore me këmbë, por edhe nëpërmjet territorit ujor me mjetet lundruese me qëllim gjetjen e tyre.
Pas 3 orë kërkimesh intensive shërbimet e policisë i kanë gjetur në pjesën veriore të këtij kanioni, në kufi me fshatin Vuno.
Dy turistët 34 vjeç dhe 26 vjeçe janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Policia po i shoqëron turistët drejt automjetit të tyre në rrugën nacionale Vlorë – Himarë.
Policia e Shtetit gjen rastin të falënderojē shërbimet e kërkimit, si dhe ambasadën spanjolle, e cila ka asistuar në operacionin e kërkimit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi
Dita e Verës në Sarandë, aktivitete për fëmijë dhe performanca artistike në shëtitore – VIDEO
Të shtënat me armë pas konfliktit mes të rinjve, 4 persona të shoqëruar dhe 2 në kërkim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.