VIDEO – Maskat vjedhin marketin, policia arreston pijanecin

09/12/1713:42

Shperndaje:


Report Tv dhe Saranda Web kanë siguruar pamjet ekskluzive të grabitjes së një marketi. Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë, ndërsa si autor është arrestuar 48 vjeçari Leonard Dano banues në Sarandë. Sipas policisë 48 vjeçari ka thyer portën prej xhami të marketit në pronësi të shtetasit E.L. duke vjedhur paketa, 12.000 lekë, 350 euro si dhe disa shishe me pije të ndryshme alkoolike. Por, sipas pamjeve te kamerave te sigurisë të siguruara nga Report Tv dhe Saranda Web në market kanë hyrë dhe kanë vjedhur 2 persona të tjerë më parë, ndërsa më pas është futur Leonard Dano. Personi i arrestuar është i alkoolizuar dhe ka hyrë në market pasi hajdutët ishin larguar. Nga pamjet e kamerave duket se 48 vjeçari i dehur ka hyrë dhe ka marrë vetëm një shishe pije alkoolike. Nëna e Leonard Dano, Hanifja, përmes Report Tv bën apel që djali të lirohet, pasi ka marrë vetëm një shishe raki, ndërsa ishin të tjerë ata që grabitën marketin. “Djali im akuzohet se ka hyrë në lokalin e tyre, por ai ka qenë i dehur dhe pas atyre dhe jo i pari. Djali mbahet kot në burg. Djali tha nuk mbaj mend asgjë se kam qenë i dehur, xhamin e gjeta të thyer, mora vetëm një shishe raki. Ai është i alkoolizuar, pasi pi gjithmonë. Unë kërkoj që djali të dalë, pasi ka fëmijët në shtëpi, janë jetimë, i ka vdekur gruaja e parë, tani është martuar sërish. Avokatit i thashë, së nëse do të ishte hajdut do të merrte shumë gjëra dhe jo një shishe raki. Pronari i marketit ka thënë se nuk është ky hajduti, por të kapen hajdutët. Kërkoj drejtësi, të gjenden autorët që e grabitën me maska dhe jo djali im” tha ajo.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.