VIDEO – “Hapet dheu”, përpiu një shtëpi, rrezik për 3 të tjera


Reshjet e shumta të ditëve të fundit po pasohen edhe me rrëshqitje dherash. Në zonën jugore të vendit, në fshatin Janjar të Konispolit si pasojë e rrëshkitjes së tokës është rrëzuar një shtëpi ndërkohë që rrezikohen edhe tre të tjera. Banorët e këtij fshati ankohen se deri tani askush nuk ka shkuar për të parë situatë në të cilën ndodhen ata. Sipas tyre kërkesat janë bërë vazhdimisht, por deri tani nuk është parë asnjë specialist vlerësimi për dëmet e shkaktuara.
“Këtë katastrofë e bëri natyra. Ne nuk i kërkojmë qeverisë lekë, por garanci që të jetojmë. Nuk rrimë dot më në shtëpi me këtë rrëshqitje dheu. Nuk ka siguri” , thonë banorët.
Banorët tregojnë tmerrin të cilin po kalojnë këto ditë, pasi gjatë gjithë kohës ka lëvizje të tokës e cila po shkatërron shtëpitë e tyre, muret e shtëpive janë tërësisht të hapur, ndërkohë që frika sa vjen e shtohet.
VIDEO https://www.youtube.com/watch?v=dRcU9aTGcRk

 


NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.