VIDEO/25 vjet nga masakra e Peshkëpisë


Është përkujtuar sot me një ceremoni zyrtare shtetërore, 25 vjetori i masakrës së Peshkëpisë, ku ngelen të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosën disa të tjerë. Fatmir Shehu oficer dhe ushtari Arsen Gjini, u sulmuan nga një bandë e armatosur greke në mesnatën e 10 prillit 1994 ndërsa në repart ndodheshin edhe 130 rekrutë të rinj të parmatosur të cilët u mbajtën peng.

Prezent në këtë ceremoni ka qenë prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, kryetari i Këshillit të Qarkut Armand Hilaj, drejtori i Policisë së Qarkut Perlat Vatoci, si dhe familjarë të të rënëve.

Me radhë ata kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në postën kufitare të Peshkëpisë e cila nuk është më në funksion qysh prej 20 vitesh.

Drejtori i Policisë së Qarkut Perlat Vatoci, ka përshëndetur të pranishmit dhe njëkohësisht vlerësuar kontributin e ushtarakëve të rënë në krye të detyrës.

Ngjarja e Peshkëpisë është regjistruar si një prej episodeve më enigmatike të ndodhura përgjatë vijës kufitare me shtetin grek në prill të 1994.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.