Vettingu: Prokurori i Sarandës telefonata dhe udhëtime me kriminelë, probleme dhe me pasurinë


Komisioni i Vettingut gjen me shkelje kreun e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademin, duke i rrezikuar edhe shkarkimin. Sipas KPK, Ademi është shoqëruar me persona që i ka pasur nën hetim për drogë e armë e ndërsa i janë gjetur shkelje edhe në deklarimin e pasurisë. Seanca dëgjimore është shoqeruar me debate.

Shkelja e etikës dhe shoqërimi me persona që kanë qenë duke u hetuar për armëmbajtje e trafik droge rrezikojnë të penalizojnë drejtuesin e prokurorisë Sarandë Edison Ademi.
Sipas rezultateve të vettingut, me të cilat ai u ballafaqua këtë të premte, rezultoi se kishte folur në telefon me shtetasin E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge.
Po ashtu vettingu i kishte gjetur Ademit edhe probleme me pasurinë paçka se sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për ti justifikuar por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Vetë Ademi ishte i ashpër në përgjigjet e tija duke akuzuar ILDKPI se kishte shkelur ligjin dhe kishte cënuar sigurinë e tij duke publikuar deklaratat e tij në media.
Gjatë seancës pati debate edhe për pasurinë e prokurorit Ademi, ku ai kishte deklaruar saktë një apartament në qytetin e Vlorës por sipas KPK-s kishte shkelur ligjin e konfliktit të interesit, kur kishte marrë me qira në përdorim një sipërfaqe toke në Vlorë për 99 vite nga shteti.
Edison Ademi kërkoi rihetim nga KPK por kjo kërkesë u refuzua dhe më 9 prill ora 9:15 do të jepet vendimi nëse ai do të rikonfirmohet apo shkarkohet nga detyra. Arsen Rusta/shqiptarja.com

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.