Vdekja e turistes ruse në Ksamil, Moska llogari Tiranës: Të zbardhet ngjarja


Vdekja e turistes ruse në Ksamil, Moska llogari Tiranës: Të zbardhet ngjarja.
Një llampë e djegur në pajisjen që kryen krahasimin e ADN -së në laboratorin e Policisë Shkencore po mban peng hetimin e aksidentit me pasojë vdekjen e turistes ruse 15 – vjeçare në plazhin e Ksamilit.
Llampa është porositur jashtë vendit pasi në Shqipëri nuk gjendet dhe pritet të sillet në Shqipëri brenda 10 gushtit. Bashkë me të do të vijë nga jashtë dhe një ekspert për ta zëvendësuar, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë teknik të tillë.
Pajisja e ADN –së do të krahasojë flokët e gjetura në helikën e një skafi të drejtuar nga Ermal Fataj me flokët e viktimës, Ksenia Ryok.
Zvarritja e hetimeve ka shqetësuar edhe Ambasadën ruse. Burime të prokurorisë thonë se Ambasada i kërkon prokurorisë së Sarandës çdo ditë informacione zytare mbi ecurinë e procesit hetimor.
Ambasada kërkon të informohet në detaje mbi të gjitha gjetjet e hetuesve që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në pritje të provës shkencore që do të përftohet nga kryerja e krahasimit të ADN –së, prokuroria kërkoi mbajtjen në burg për 45 ditë të Fatajt.
31 – vjeçari ka mohuar që ta ketë goditur turisten me skaf, ndërsa nëna e viktimës dhe një dëshmitar kanë deklaruar se në afërsi të zonës ku notonte ajo janë parë disa mjete lundruese, si skafe e motorë uji.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Ndeshja ndaj Patosit, Butrinti ndëshkohet rëndë nga Komisioni i Disiplinës
Lexoni më shumë
PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.