Vazhdon Skandali: Mbetjet spitalore ne kazane mbeturinash


Vijon skandali me hedhjen e mbetjeve spitalore në koshat e plehrave, në qytetin e Sarandë. Pavarësisht se ekzistojnë disa kompani të licencuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, të cilat kontraktohen nga spitalet shtetërore dhe private për t’i tërhequr mbetjet në incineratorët e ngritur, realiteti është tepër zhgënjyes, deri në kaotik, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.
Saranda Web denoncoi skandalin dy ditë më parë, me foto dhe video, ndërsa ka siguruar video të reja, ku shihet se mbetjet spitalore janë hedhur sërish në koshat e mbeturinave, që ndodhen në rrugët e qytetit jugor.
Nga videot shihet se janë hedhur mbetje të ndryshme, si shiringa, doreza apo dhe materiale të tjera, që përdoren nga personeli mjekësor, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe policia.
Kryeinspektori i Mjedisit, Ilinden Maze, deklaroi për media se ka dalë në terren dhe po verifikon nga afër mbetjet spitalore. ‘Jam në terren dhe po verifikoj situatën. Jemi në kërkim të autorëve, që të bëjmë cilët janë dhe të përgjigjen para ligjit”, tha Maze.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë
Nuk u mbijeton djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari Maridon Dhuli
Lexoni më shumë
Pasticeri Bleta Premium në Sarandë kërkon Kamarier/e
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.