Vazhdon replika Stefan Çipa – Flamur Shehu. Çipa: Pazaret nuk i bëjnë futbollistët, por…


stefan cipaPas humbjes së thellë të ekipit sarandiot Butrinti ndaj Luftëtarit me rezultatin 5-1, ish kreu i Bashkisë Sarandë ka reaguar ashpër duke theksuar se “Kur rezultati vajti ne shifrat 5-1, u largova nga stadiumi pasi nuk mund te ndiqja më kete teater dhe pazar te ndyre… Ndjej neveri qe kete skuader perfaqesuese te nje qyteti e drejtojne njerez pazarxhinj te cilet po na cojne gjithnje edhe me teper drejt fundit te klasifikimit.
Pas kësaj, trajneri i KS Butrinti Flamur Shehu në një koment në Saranda Web është shprehur : ” iken kohet e arta.1.000.000.000 leke per te zene vendin e tret me 12 lojtare te huaj me kontrata dhe jo me rroga 300.000 lekshe.sakrifikimin qe sote po bejne te gjithe futbollistat sarandjot per te dhene gjithcka per ekipin e tyre duhet falenderuar.Eshte shume luks te mbashe postin e zv.ministrit te mbrendeshme ne kete kohe dhe te flasesh ne medja per shitje ndeshje me gjirokastren eshte nje munges respekti per veten e vete.falm per mirkuptimin” – përfundon komenti i trajnerit Shehu.
Në lidhje me këtë koment të trajnerit të Butrintit, ka reaguar përsëri ish kryetari i bashkisë Sarandë Stefan Çipa :
“Para dy ditësh si sportdashës sarandiot (dhe jo si Zv ministër) bëra një reagim publik pasi ndoqa një pjesë të ndeshjes në Gjirokaster. E bëra reagimin që ne të gjithë të marrim masat e nevojshme që ekipin ta shpëtojmë nga rënia nga kategoria. Duke parë reagimin e atyre që e cuan në këtë gjendje ekipin, këtu ku jemi, nuk mundem të mos jem realist ndaj disa të vërtetave që profesor Muli kërkon ti shtrembëroj.
Nuk akuzova aspak ekipin e Gjirokastrës për pazare dhe për vlerat që tregoi në fushë. E meritoi plotësisht fitoren dhe fal zemërgjerësisë së tyre nuk pësuam dhe më shumë gola. Akuzova pazarxhinjtë e Butrintit se pazaret janë dhe jashtë fushe dhe me metoda të tjera. Unë në asnjë moment nuk thashë që pjesë e pazareve janë futbollistët e ekipit tonë. Doja ti kujtoja Profesor Mulit se nuk kam asgjë personale me të. Përkundrazi e mbështes kur ka rezultate të mira në sport. Por kur Butrinti ynë është me 16 pikë në vend të parafundit me 4 fitore, 4 barazime dhe 13 humbje, me vetëm 11 gola të shënuar( afersisht sa 1/2 e golave që ka shënuar deri tani Raboshta) dhe 33 të pësuar nuk mund të hesht si sarandjot.
Do ti kërkoja ndjesë prof. Mulit nëse do më nxjerr që jo në një vit por në 4 vite të marra së bashku të jenë shpenzuar 1 miliard lekë sic pretendon ai. Dua të theksoj gjithashtu se të ardhurat që sigurohen tani nga biletat janë sa 1/5 e atyre që siguroheshin vitin e kaluar.
Do ti kërkoja falje prof.Mulit po qe se më thotë edhe një lojtar sarandjot që i është ulur rroga sivjet në lidhje me një vit më parë. Pagat e tyre nuk janë 300 mijë sic thot Prof. Muli por më të larta.Po te doni i bej dhe publike.
Doja ti kujtoja prof. Mulit se me sa lekë i mori lojtarët e fazës së parë (Gega ,Zyliftari etj) dhe sa minuta i ka aktivizuar lojtarët e rinj Sarandjot??? Si Sarandjot i vjetër që është…
Faleminderit për mirëkuptimin” – përfundon deklarata e Stefan Çipës

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Lexoni më shumë
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë