Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë

09/04/26 14:44

Shperndaje:

Vajza kërkon babanë e humbur prej më shumë se 20 vitesh, mendohet se ka jetuar në Sarandë 
Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e Saranda Web, ku një vajzë kërkon ndihmën e qytetarëve për të gjetur babanë e saj, me të cilin ka humbur çdo kontakt prej më shumë se dy dekadash.

 

 

Bëhet fjalë për shtetasin Pëllumb Dashballa, me origjinë nga Bërzeshta, Qukës – Prrenjas, rreth 55 vjeç i cili rezulton i larguar nga familja që prej vitit 2008. Sipas dëshmisë së vajzës së tij, gjatë viteve të fundit ka pasur informacione të pakonfirmuara se ai është parë në qytetin e Sarandës, ku dyshohet se jetonte në kushte të vështira dhe merrej me mbledhjen e mbeturinave.

 

Fatkeqësisht, familja nuk disponon asnjë fotografi të tij dhe asnjë informacion tjetër konkret për vendndodhjen aktuale, çka e bën edhe më të vështirë kërkimin. Vajza, tashmë e rritur, shpreh dëshirën e saj të fortë për të mësuar fatin e babait dhe për të rivendosur kontaktin me të.

 

Saranda Web i bën thirrje çdo qytetari që mund të ketë informacion, sado të vogël, për këtë person, të ndihmojë në këtë kërkim human. Çdo dëshmi mund të jetë vendimtare për të bashkuar një familje pas kaq shumë vitesh.

 

Të gjithë ata që kanë informacion, mund të kontaktojnë në koment ose në inbox-in e Saranda Web.
🙏 Një shpërndarje mund të bëjë diferencën. Saranda Web

 


Ndajeni me miqte:

NA NDIQNI:

Postimet e fundit

Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki – VIDEO
DAKLESA TRADITION në Sarandë kërkon punonjëse shërbimi në banak
Steakhouse GERI në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier/e

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.