Ulen çmimet e karburanteve, vendimi në fuqi në orën 12:00 të datës 7 Maj

Ulen çmimet e karburanteve në Shqipëri, Bordi i Transparencës publikon vendimin e ri. Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte çmimet e reja të karburanteve që do të aplikohen në të gjithë vendin.

 

 

Sipas vendimit të fundit, nga ora 12:00 e datës 7 maj, çmimi i naftës do të tregtohet me 196 lekë për litër, duke shënuar një ulje prej 10 lekësh krahasuar me vendimin e mëparshëm të bordit.

 

Ndërkohë, edhe benzina ka pësuar ulje çmimi. Ajo do të shitet me 180 lekë për litër, ose 4 lekë më pak se çmimi i përcaktuar në mbledhjen e fundit të Bordit të Transparencës.

 

Autoritetet bëjnë me dije se çmimet e reja hyjnë në fuqi menjëherë sot, më 7 maj, në orën 12:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të pasqyrohen ndryshimet e reja të tregut të shitjes së karburanteve.

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shkarkohet nga detyra kreu i IKMT? Afrim Qendro: Mua nuk më kanë njoftuar akoma
Lexoni më shumë
Arrestohet vëllai i atletit Pirro Dhima nga Himara, u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij
Lexoni më shumë
Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë