Ujësjellësi skualifikon 4 kompani nga tenderi për rikonstruksion zyrash, fiton oferta më e shtrenjtë

18/11/1918:42

Shperndaje:


Gjatë ditëve të kaluara është zhvilluar Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka zhvilluar tenderin «Rikonstruksion i zyrave te vjetra, prane Komisariatit te Policise Sarande”, ku fondi limit ka qenë 3.500.000 lekë të reja pa tvsh ose 42 milionë leke të vjetra me tvsh.
Sipas Ujësjellësit, kriteret e përzgjedhjes së fituesit do të ishte çmimi më i ulët.
Në këtë tender kanë marrë pjesë 5 kompani:
1. “SAVRIKAL” shpk me oferte 3,241,040 (leke pa TVSH)
2. “6D-PLAN” shpk me oferte 3,394,940 (leke pa TVSH)
3. “ILIRIA/D” shpk me oferte 3,405,420 (leke pa TVSH)
4. “JODY-COMPANY” shpk me oferte 2,942,053 (leke pa TVSH)
5. “NEAL-86” shpk me oferte 2,614,480 (leke pa TVSH)

Nisur nga ofertat e 5 kompanive garuese në tenderin për “Rikonstruksion i zyrave te vjetra, prane Komisariatit te Policise Sarande”, fitues duhet të ishte shpallur kompania me ofertën 2.614.480 leke pa tvsh ose rreth 32 milionë lekë të vjetra, por që nuk ka ndodhur kështu, pasi nga tenderi janë eleminuar 4 kompanitë me ofertat më të ulëta dhe Ujësjellës Kanalizime Sarandë ka shpallur fitues kompaninë me ofertën më të lartë dhe konkretisht ILIRIDA/D SHPK, oferta e së cilës ishte 3,405,420 leke pa TVSH ose rreth 41 milionë lekë të vjetra me tvsh.

Ujësjellës Kanalizime Sarandë do të shpenzojë për “Rikonstruksion i zyrave te vjetra, prane Komisariatit te Policise Sarande” 9 milionë lekë më shumë, sigurisht nga paratë e qytetarëve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qeveria u jep plazhet për 35 vite “investitorëve strategjikë” me qira 33 lekë për m²
Butrinti merr 1 pikë ndaj Maliqit dhe qëndron në vendin e dytë, Delvina barazon me Bylis B
Butrinti ndeshje në transfertë ndaj Maliqit, Delvina synon fitore për zonën play-off
Muzeu Delvinë – historia, tradita dhe trashëgimia kulturore e qytetit të Delvinës
31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen dhe qëllon me armë në ajër, kapet nga Policia
ALYACHT PREMIUM HOTEL në Sarandë kërkon punonjëse Sanitare / Lavanderi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.