U nis nga Saranda për në Korfuz me 45,000 euro në çantë, procedohet penalisht

29/01/26 10:39

Shperndaje:

U nis nga Saranda për në Korfuz me 45,000 euro në çantë, procedohet penalisht

 

Policia Kufitare në PKK Port Sarandë ka goditur një rast të mosdeklarimit të parave në kufi, duke proceduar penalisht një shtetas grek, i cili tentoi të dilte me traget nga Shqipëria me 45 000 euro, pa i deklaruar në përputhje me detyrimet ligjore.

 

U nis nga Saranda për në Korfuz me 45,000 euro në çantë, procedohet penalisht

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrolleve të vazhdueshme me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se shtetasi mbante në çantën e tij shumën prej 45 mijë eurosh, të cilat po tentonte t’i nxirrte nga territori i Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, materialet janë referuar Prokurorisë, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit grek G. V., banues në Greqi. Shuma e parave është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki – VIDEO
DAKLESA TRADITION në Sarandë kërkon punonjëse shërbimi në banak
Steakhouse GERI në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier/e
ISHTI tregon shkaqet pse ndodhi shpërthimi te karburanti në Sarandë

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.