U kapën nga Policia duke luajtur Poker, procedohen. Sekuestrohen letrat dhe çipsat

23/08/2314:58

Shperndaje:

Kishin përshtatur një lokal, për organizimin e lojës “Poker”, procedohen penalisht pronari dhe administratori i lokalit. Gjithashtu, procedohen penalisht 5 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal.

Sekuestrohen një tavolinë për lojën “Poker” dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas kishin përshtatur një lokal, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Tavolina”, në kuadër të të cilit u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. Dh., 65 vjeç dhe M. K., 51 vjeç, të dy banues në Himarë.

Nga kontrollet, shërbimet e Policisë konstatuan se lokali në pronësi të 65-vjeçarit dhe që administrohej nga shtetasi M. K., ishte përshtatur për organizim të lojës së fatit “Poker”, në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë dhe për 5 shtetas të tjerë që u kapën duke luajtur në këtë lokal, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tavolinë për lojën “Poker”, letra dhe çipsa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Kamarier/e, Nd. Kamarier dhe Sanitare. Ofrohet akomodim
Butrinti fiton Derbin ndaj Delvinës me besim për ngjitje në kategori – VIDEO e PLOTË
Derbi i Jugut Butrinti – Delvina / Ndeshja transmentohet drejtpërdrejt në Saranda Web
Eli Llajo promovon në Sarandë librin me poezi në shqip e greqisht, “Heshtja e Qëndresës së Padukshme
Qeveria miraton zonat e “Paketës së Maleve” në fshatrat e Bregdetit të Jonit
Rama: Pa 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe 3 ndërmarrje të përbashkëta, s’ka rikandidim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.