
U kapën duke luajtur poker në shtëpi, 1 në pranga, 5 në ndjekje. Sekuestrohen çipsat


Policia: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Teksas”.
Policia: Kishte përshtatur banesën që kishte marrë me qira, për organizimin e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit, vihet në pranga 43-vjeçari. Procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, pasi u kapën duke luajtur poker, në këtë ambient.
Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 6 aparate celulare dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Teksas”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi B. H., 43 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: R. Ç., 44 vjeç, Xh. H., 25 vjeç, B. T., 41 vjeç, B. B., 29 vjeç dhe A. D., 45 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi B. H., në lagjen nr.4, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit e lartpërmendur, duke luajtur poker me çipsa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri dhe çipsa, 36 200 lekë të rinj, 3 265 euro, 230 paund, si dhe 6 aparate celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Greku i moshuar vret gjakftohtësisht 39-vjeçarin shqiptar. Çfarë deklarojnë dëshmitarët – VIDEO
07/04/2313:00

Policia ‘merr vesh’ se një 18-vjeçar kishte pistoletë, i shkon në shtëpi dhe e prangos
07/04/2313:00

“Nuk e dija që çanta kishte mina, unë do shkoja në Ksamil, më ngritën kurth”. Çfarë deklaroi ‘pronari’ i 4 minave
07/04/2313:00

Aksidenti në rrugën Lëkurës – Kanali i Çukës, fatmirësisht mjeti nuk bie nga lartësia
07/04/2313:00

Aksident në rrugën Lëkurës – Kanali i Çukës, automjeti del nga rruga. 1 i plagosur drejt spitalit
07/04/2313:00

Restaurant Haxhi kërkon Ndihmëse Kuzhiniere, Banakier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
07/04/2313:00

Grand Hotel Sarandë kërkon të punësojë Recepsionist/e dhe Kamarier/e
07/04/2313:00

Operacioni kombëtar anti-drogë: 5 të arrestuar në Sarandë
07/04/2313:00

Hotel Restaurant “Ramo Saranda” kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e
07/04/2313:00

Ndodhi gjatë natës: Pas përplasjes, automjeti përfundon në vitrinën e biznesit
07/04/2313:00






Rezervime

Dhoma teke në Hotel Mesopotami
07/04/2313:00

Apartament Ksamil 1+1
07/04/2313:00

Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
07/04/2313:00

Apartament per pushime ne Sarande
07/04/2313:00

Vila Alvin, Apartament 1+1
07/04/2313:00
Suvenire

Suvenire nga Saranda
07/04/2313:00

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
07/04/2313:00

Suvenire nga Saranda
07/04/2313:00

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
07/04/2313:00

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
07/04/2313:00



