U kap duke shpërndarë mall në Ksamil, prangoset 54-vjeçari. Në pranga edhe një grua – VIDEO

31/07/239:40

Shperndaje:

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 12”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale;

M. B., 33 vjeçe, banuese në Ksamil, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi E. H., por nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ndahet nga jeta inxhinieri dhe biznesmeni i respektuar Malo Mane
Rrebelët Huthi godasin Arabinë Saudite, rritet menjëherë çmimi i naftës edhe në Sarandë
Delvina–Butrinti, derbi i jugut hap sezonin të dielën ora 15:00
120 notarë nga Ksamili drejt Korfuzit – një garë mes sportit, turizmit dhe kujtesës
Arratisje spektakolare në Greqi: grupi i armatosur me kallashnikovë liron 41-vjeçarin shqiptar
“Dea e Butrintit” rikthehet në shtëpi pas një shekulli udhëtim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.